Programi "Të jetojmë më mirë"
Programi "Të jetojmë më mirë" është në plan veprimi 11-vjeçar nga "Electrolux" që synon t'i japë një formë më të mirë dhe më ekologjike jetesës në mbarë botën. Ai fokusohet në një listë në evoluim prej 100 veprimesh të guximshme që ne zotohemi të marrim përsipër deri në vitin 2030. Këto veprime paraqesin angazhimin tonë për katër objektiva të qarta që kemi hartuar nëpër kategoritë "Të hamë më mirë", "Të kujdesemi më mirë për rrobat", "Mjedis më i mirë në shtëpi" dhe "Kompani më e mirë".
100 Actions
Boshti i programit "Të jetojmë më mirë" është një listë veprimesh që ne jemi të angazhuar të implementojmë përgjatë 11 viteve. Lista do të zhvillohet me kalimin e kohës: deri në vitin 2030, do të përmbajë 100 veprime - secila prej tyre për të na ndihmuar të shkojmë përpara katër objektivave tona kryesore.
Veprimet përfshijnë bashkëpunime me partnerët, ekspertët e industrisë, bërës të respektuar të ndryshimeve- madje edhe marka të tjera - në mbarë globin. Duke qenë se është e pamundur që të nxiten ndryshime të gjera pa shikuar përtej vetes sonë.
Objektivat për vitin 2030
Të hamë më mirë
Ne kemi synojmë të frymëzojmë më shumë persona që të ushqehen në një mënyrë që sjell përfitime si për njerëzit ashtu edhe për planetin. Kjo nënkupton të ndihmojmë në përmirësimin e vlerave ushqyese të ushqimeve që konsumojnë të tjerët ndërsa tregojmë se sa e kënaqshme mund të jetë nëse përfshihen ingredientë më ekologjikë - në veçanti opsionet me bazë bimore. Ne gjithashtu dëshirojmë të ndihmojmë në reduktimin e mbetjeve ushqimore në çdo mënyrë që të mundemi.
Objektivi për vitin 2030: Të bëjmë ushqyerjen ekologjike zgjedhjen e preferuar.
Të kujdesemi më mirë
Duke modernizuar teknologjinë e kujdesit dhe duke frymëzuar zakone më të mira kujdesi për të gjitha pëlhurat, ne synojmë të zgjasim jetëgjatësinë mesatare të rrobave ndërsa përgjysmojmë ndikimin e kujdesit në mjedis. Ne gjithashtu duam të kontribuojmë në modele konsumi mode më ekologjike.
Objektivi për vitin 2030: T'i bëjmë rrobat të rezistojnë dy herë më gjatë duke përgjysmuar ndikimin e tyre në mjedis
Mjedis më i mirë në shtëpi
Puna drejt këtij objektivi do të përshpejtojë zhvillimin e zgjidhjeve që t'u mundësojmë më shumë njerëzve të kenë shtëpi më të shëndetshme në një mënyrë më ekologjike.
Objektivi për vitin 2030: T'i bëjmë shtëpitë më të shëndetshme dhe më ekologjike përmes zgjidhjeve inteligjente për ajrin, ujin dhe dyshemetë
Kompani më e mirë
Përmes më shumë përgjegjshmërie në prodhim, gjetjen e burimeve dhe në zgjidhje, ne synojmë ta bëjmë prodhimin tonë neutral për klimën duke vënë në punë njëkohësisht fabrika me zero mbetje. Ne duam t'i zhvillojmë produktet tona në përputhje me objektivin e veprimeve të OKB-së për klimën dhe kërkojmë të ofrojmë modele biznesi dhe projekte që optimizojnë përdorimin e burimeve.
Objektivi për vitin 2030: Ta bëjmë biznesin tonë neutral për klimën dhe qarkullues
Raporti i programit "Të jetojmë më mirë"
Një studim global që shqyrton sjelljet dhe sfidat e konsumatorit kur bëhet fjalë për jetesën ekologjike.
Prezantojmë gatimin intuitiv
Produktet në gamën tonë të kuzhinës janë aq intuitive sa nuk është nevoja të mendoni. Në vend të kësaj, mund të fokusoheni te shijet, familja dhe miqtë. Për jetesë më të mirë. Dizajnuar në Suedi.
Të hamë më mirë
Objektivi për vitin 2030: Të bëjmë ushqyerjen ekologjike zgjedhjen e preferuar
Ne synojmë t'i frymëzojmë njerëzit që ta konsumojnë, marrin dhe trajtojnë ushqimin në një mënyrë që sjell përfitime si për njerëzit ashtu edhe për planetin - pa sakrifikuar kënaqësinë.
Fushat ku fokusohemi
Për të na orientuar drejt objektivit tonë, ne do të përpiqemi të çojmë më tej inovacionet në produkte, të edukojmë konsumatorët, të kryejmë kërkime të mëtejshme dhe të krijojmë partneritete të dobishme. Aspektet ku synojmë të fokusohemi për "Të hamë më mirë" janë:
- Të reduktojmë mbetjet ushqimore në çdo mënyrë që mundemi
- Të frymëzojmë më shumë ushqyerjen me bazë bimore
- Të minimizojmë humbjet ushqimore tek ushqimet
- Të përmirësojmë përvojën e të ushqyerit ekologjik përmes përmirësimit të shijeve, teksturave dhe ngjyrave
- Ta bëjmë të lehtë implementimin e të gjitha aspekteve në jetën e përditshme
"Ne gjithmonë përpiqemi të gjejmë zgjidhje më të mira për ruajtjen e ushqimit. Por ushqyerja ekologjike nënkupton gjithashtu edhe ndryshimin e sjelljes. Për të arritur një kauzë të madhe duhen bërë hapa të vegjël."
Hanna Nykänen
Eksperte e Ruajtjes së Ushqimit. Electrolux, Suedi
GRO* - krijuar për ushqim ekologjik
Një vizion për një të nesërme më të mirë. GRO është koncepti i parë në botë i riprojektimit të kuzhinës për zgjedhje ushqimit ekologjike cilado qoftë pikënisja juaj. Është një qasje futuriste për të mundësuar ushqime të larmishme me bazë bimore dhe për të ndihmuar në ngrënien ekologjike në shtëpi si zgjedhjen e preferuar.
* Suedisht me kuptimin "mbirje"
Një sistem ushqimor që nuk funksionon
Ne aktualisht prodhojmë, blejmë, hamë dhe e shohim ushqimin sikur të kishim burime të pakufizuara. GRO u riprojektua me kujdes për t'ju ndihmuar t'i zhvendosni perspektivat dhe sjelljet drejt një bote më ekologjike. Së bashku, ne mund të rregullojmë sistemin jofunksional të ushqimit duke vepruar më mirë, duke blerë më mirë dhe duke ngrënë më shëndetshëm.
Shtrimi i tryezës
GRO ju mundëson të kaloni më shumë me bazë bimore duke maksimizuar shijen. Koncepti ynë ju ndihmon të ndiqni modelin e dietës EAT-Lancet duke harmonizuar mënyrën se si duhet ta trajtojmë ushqimin dhe mënyrën e jetesës më të gjelbër për të cilën përpiqemi. Ne mund të sigurojmë shëndetin e planetit dhe të njerëzve duke rimenduar sistemin tonë ushqimore dhe duke e përshtatur sipas të ardhmes ekologjike që kërkojmë.
Një zgjidhje me në qendër njeriun
GRO është vizioni ynë i kuzhinës së ardhshme - një koncept revolucionar për gatim ekologjik dhe inteligjent. Është një sistem i personalizueshëm i zgjidhjeve bashkëpunuese për t'ju ndihmuar të krijoni me lehtësi shprehi të gjelbra në ngrënie. Dizajni i tij novator sfidon mendimin konvencional se çfarë është kuzhina dhe ju mundëson të bëni zgjedhje më të shëndetshme dhe ekologjike.
-
1Care - Dizajn i mirëmenduar
Festoni diversitetin e ushqimit dhe shijoni më të mirën e asaj që ofron natyra. Sistemi modular i GRO ka ndarje me kushte të optimizuara për të ruajtur përbërësit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për të rritur jetëgjatësinë e tyre.
-
2Create - Përforcimi i shijes
Zbuloni shije, aftësi dhe teknika të reja gatimi me mjete që punojnë më së miri së bashku rreth një hapësire fleksibël. GRO transformon ngrënien ekologjike në përvoja të jashtëzakonshme.
-
3Coach - Sistem bashkëpunimi
GRO mbështet ngrënien ekologjike me Coach, shoqëruesin tuaj digjital të ushqimit që kupton nevojat tuaja dhe ndjek shprehitë tuaja, duke ju udhëzuar të bëni zgjedhje ekologjike atëherë dhe aty ku ka rëndësi për ju.
Vizioni ynë për të ardhmen
Ne besojmë në një të ardhme ku sistemi ushqimor i mbështet të gjithë për të ngrënë në mënyrë më ekologjike. GRO është një shpërfaqje e ndryshimit që kërkojmë drejt përkrahjes së diversitetit ushqimor dhe bërjes së zgjedhjeve më të shëndetshme ushqimore.
Një kuzhinë. Mundësi të pafundme
Ndarjet modulare të GRO janë krijuar për vendosje dhe risistemim që i përshtatet shtëpisë dhe mënyrës suaj të jetesës. Një koncept revolucionar që shkon përtej kuzhinës; Është një vizion i së ardhmes – që mbështet diversitetin e ushqimit dhe sistemet ekologjike të ngrënies.
GRO sillet rreth jush
Një qasje moderne dhe me në qendër njeriun për kuzhinat statike, GRO është një sistem i zgjidhjeve bashkëpunuese mes produkteve dhe shërbimeve që e bëjnë ngrënien ekologjike të lehtë dhe të këndshme përmes dizajnit novator.
-
Ndarjet modulare
Njësitë modulare të GRO janë si gurët Lego për kuzhinën. Me kombinime të pafundme për t'iu përshtatur çdo shtëpie dhe nevoje, secili komponent është krijuar për të mundësuar ushqimin e larmishëm, me bazë bimore, pavarësisht pikënisjes suaj.
-
Atlasi i drithërave dhe i bishtajoreve
Kombinoni, zëvendësoni dhe eksploroni drithëra të reja dhe shkoni përtej bishtajoreve të zakonshme me “Atlasin e drithërave dhe të bishtajoreve”. Ju frymëzon të eksploroni burime të reja dhe të ndryshme proteinike ndërsa tregon larminë vizuale të drithërave dhe bishtajoreve.
-
Kuzhina nordike
Eksperimentoni me shijen dhe jepini pasuri të mëtejshme aromës në recetat me bazë bimore. Frymëzuar nga kuzhina nordike, kuzhinierët dhe trashëgimia suedeze e Electrolux, “Kuzhina nordike” është pjesë e koleksionit tonë premium.
-
Galeria e bimëve
Lartësoni rolin e fruta-perimeve të freskëta me “Galerinë e bimëve”. Krijuar për të siguruar kushte optimale për t'i ruajtur më mirë frutat dhe perimet, dhe për të shfaqur bimët në nivelin e syve të përshtatur pas xhamit me reliev.
-
Coach
GRO Coach është shoqëruesi juaj i gatimit dhe i ngrënies ekologjike. Ai ndjek shprehitë tuaja në formë digjitale për t'ju kuptuar më mirë nevojat, në mënyrë që t'ju udhëzojë të bëni zgjedhje ekologjike atëherë dhe aty ku është me rëndësi për ju.
Të kujdesemi më mirë për rrobat
Objektivi për vitin 2030: T'i bëjmë rrobat të rezistojnë dy herë më gjatë duke përgjysmuar ndikimin e tyre në mjedis
Duke treguar kujdes më të mirë për rrobat, ne synojmë t'i ndihmojmë njerëzit të zgjasin jetëgjatësinë e rrobave të tyre duke përgjysmuar gjurmën në mjedis të kujdesit.
Fushat ku fokusohemi
Për të na orientuar drejt objektivit tonë, ne do të përpiqemi të çojmë më tej inovacionet në produkte, të edukojmë konsumatorët, të kryejmë kërkime të mëtejshme dhe të formojmë partneritete të dobishme. Fushat tona të fokusit për "Të kujdesemi më mirë për rrobat" janë:
- Të shtojmë jetëgjatësinë e rrobave duke modernizuar teknologjinë e kujdesit dhe zakonet e kujdesit
- Të reduktojmë ndikimin në mjedis të kujdesit për rrobat
- Të mundësojmë përkujdesje për të gjitha pëlhurat
- Të kontribuojmë në modele më ekologjike të shfrytëzimit të modës
"Ne duhet të shohim se çfarë disponojmë aktualisht si burimet tona kryesore - në vend që të vazhdojmë të 'ushqejmë përbindëshin'".
Orsola de Castro
Inovatore në Industrisë së Modës. Fashion Revolution, Mbretëri e Bashkuar
Të shtojmë jetëgjatësinë
Mënyra se si i trajtojmë rrobat tona ka një ndikim të konsiderueshëm në mjedis. Ne besojmë se duke u kujdesur më mirë për rrobat tona sot, mund të ndërtojmë një të ardhme më ekologjike. Jepuni rrobave më shumë jetëgjatësi me "Electrolux PerfectCare".
Mjedis më i mirë në shtëpi
Objektivi për vitin 2030: T'i bëjmë shtëpitë më të shëndetshme dhe më ekologjike përmes zgjidhjeve inteligjente për ajrin, ujin dhe dyshemetë
Puna drejt këtij objektivi do të përshpejtojë zhvillimin e zgjidhjeve që u mundësojmë më shumë njerëzve të kenë shtëpi më të shëndetshme në një mënyrë më ekologjike.
Fushat ku fokusohemi
Duke punuar drejt këtij objektivi, "Electrolux" do të përshpejtojë zhvillimin e zgjidhjeve që u mundësojmë më shumë njerëzve të kenë shtëpi më të shëndetshme në një mënyrë më ekologjike. Kjo mund të përfshijë:
- Zhvillimin e zgjidhjeve të sofistikuara të kujdesit për ajrin dhe dyshemetë, të mundësuara nga teknologjia dixhitale.
- Optimizimin e mjedisit të ambienteve të brendshme, si edhe të qenit një forcë drejtuese për më shumë pajisje efikase në burime dhe me ndikim të reduktuar në klimë.
"Cilësia e ajrit në ambientet e brendshme është përkeqësuar 2 deri në 5 herë krahasuar me të kaluarën".
Monica Celotto dhe Fiorella Trivillin
Inovatorë në Cilësinë e Ajrit dhe Ekologjinë. Electrolux Italy
Kompani më e mirë
Kur e ardhmja jonë varet nga zgjedhjet që bëjmë sot, të gjithë duhet të bëjmë pjesën që na takon. Kjo nuk vlen vetëm për individët. Tek "Electrolux", për t'i dhënë formë jetesës për më mirë, ne jemi të angazhuar të formësojmë kompaninë tonë për më mirë. Ne duhet të shohim se çfarë bëjmë kur bëhet fjalë për prodhimin, si p.sh. si punojnë fabrikat tona dhe çfarë materialesh zgjedhim, dhe si mund të optimizojmë jetëgjatësinë e produkteve dhe të sigurohemi që pajisjet po përdoren saktë për të maksimizuar efikasitetin e burimeve.
Objektivi për vitin 2030: Ta bëjmë biznesin tonë neutral për klimën dhe qarkullues
Ne synojmë që t'i bëjmë fabrikat tona pa mbetje dhe plotësisht neutrale për klimën ndërkohë që zhvillojmë produkte që maksimizojnë efikasitetin kur bëhet fjalë për energjinë dhe burime të tjera.
Fushat ku fokusohemi
Për të na orientuar drejt objektivit tonë, do të përpiqemi të çojmë më tej inovacionet në produkte, të edukojmë konsumatorët, të kryejmë kërkime të mëtejshme dhe të krijojmë partneritete të dobishme. Fushat tona të fokusit për kategorinë "Kompani më e mirë" janë:
- Ta bëjmë prodhimin neutral për klimën
- Të kemi fabrika me zero mbetje
- Të zhvillojmë produktet tona në përputhje me objektivin e veprimeve të OKB-së për klimën
- Të ofrojmë modele biznesi dhe projekte që optimizojnë përdorimin e burimeve
"Në të ardhmen, mendoj se do ta shohim këtë periudhë si një moment vendimtar. Dhe kur të shoh pas, dua ta shoh si një moment që na bëri të ndryshojmë për mirë".
Jonas Samuelson
Drejtor Ekzekutiv dhe President i "Electrolux"
Hyrje
Çfarë besohet të jetë një përqasje ekologjike ndaj ushqimit?
Minimizimi i mbetjeve ushqimore besohet se është qasja më ekologjike ndaj ushqimit, ku 36% e të anketuarve e rendisin këtë si një prej tre veprimeve për ushqimin ekologjik. Konsumimi i ushqimeve të sezonit dhe i ushqimeve të rritura në shtëpi zinin vendin e dytë dhe të tretë si qasjet më ekologjike ndaj ushqimit. Vetëm 18% e të anketuarve thanë se konsumimi i ushqimeve me bazë bimore është qasja më ekologjike.
Një dietë me bazë bimore përbëhet kryesisht ose plotësisht nga ushqime me origjinë nga bimët, duke përfshirë perimet, drithërat, arrat, farat, bishtajoret dhe frutat, dhe me pak ose aspak produkte shtazore (Wikipedia)
Si veprojnë njerëzit?
Minimizimi i mbetjeve ushqimore është sjellja më e zakonshme ekologjike, 53% e të anketuarve thonë se ata e praktikojnë këtë në jetën e tyre të përditshme. Vetëm një në katër hanë dietë me bazë bimore.
Cilat janë hendeqet brenda shijes?
Ambicia e klientëve për të kufizuar mbetjet e tyre ushqimore është e lartë, por disi ata dështojnë të veprojnë. 32% e të anketuarve duan të ulin mbetjet e tyre ushqimore krahasuar me sot. Por, 60% hedhin ushqime një herë në javë ose më shpesh. Arsyeja më e zakonshme për hedhjen e ushqimit është skadimi dhe se ushqimet e freskëta prishen shumë shpejt. Hendeku i gjelbër për ngrënien me bazë bimore është i vogël, dhe vetëm 18% e të anketuarve thonë se duan të hanë më shumë ushqime me bazë bimore. Barrierat kryesore për këtë janë frika se mos nuk marrin lëndë të mjaftueshme ushqyese nga dietë me bazë bimore, lënia pas e shijeve dhe konsistenca e produkteve shtazore dhe mosngopja pas një vakti.
Hendeku i gjelbër për ushqyerjen me bazë bimore është i vogël, dhe vetëm 18% e të anketuarve shprehen se dëshirojnë të konsumojnë më shumë ushqime me bazë bimore. Barrierat kryesore për këtë janë frika se mos nuk marrin lëndë të mjaftueshme ushqyese nga dieta me bazë bimore dhe mosngopja pas një vakti.
Vetëm 1 në 5 persona beson se ushqyerja me bazë bimore është mënyra më efikase për praktikat ekologjike të ushqimit. Në kontrast, rreth 30% e emetimeve klimatike në rang global vijnë nga prodhimi i ushqimit (burimi: Raporti i veçantë për ndryshimet klimatike dhe tokën, 2019).
Çfarë besohet se është një qasje ekologjike ndaj përkujdesjes?
5 nga 10 persona thonë se u mungojnë njohuritë mbi praktikat ekologjike në fushën e kujdesit për rrobat. Por, 69% janë të ndërgjegjshëm se rritja e jetëgjatësisë së rrobave është një praktikë ekologjike efikase. Kur iu kërkua që të përkufizojnë kujdesin ekologjik për rrobat, të anketuarit përmendën larjen e ngarkesave të plota dhe përdorimin e lavatriçeve me efikasitet në përdorimin e ujit.
Si veprojnë njerëzit?
Mënyra se si kujdesemi për rrobat tona varet shumë nga zakonet dhe vetëm 40% e të anketuarve përpiqen në mënyrë aktive që të zgjasin jetëgjatësinë e rrobave të tyre. Vetëm 48% sigurohen që të lajnë gjithmonë ngarkesa të plota rrobash, që tregon se ka vend për përmirësim në këtë fushë. Rrobat lahen sepse mbajnë erë të keqe ose kanë njolla, ose thjesht për shkak të dëshirës për të pasur rroba të sapolara. Zgjedhja e larjes në temperatura të ulëta nuk është e zakonshme sepse vetëm 1 në 3 persona e praktikojnë aktivisht këtë sjellje, pavarësisht faktit se detergjentet larëse shpesh janë po aq efikase në temperatura të ulëta.
Cilat janë hendeqet në përkujdesje?
Hendeku më i madh në përkujdesje është se të anketuarit thonë se dëshirojnë të përdorin pajisje më efikase në energji, në të njëjtën kohë, hendeku për larjen në temperatura më të ulëta është një prej hendeqeve më të vogla ku vetëm 14% dëshirojnë të ulin temperaturën më shpesh. Barriera kryesore në uljen e temperaturës është zakoni për të ndjekur udhëzimet e etiketës, dhe besimi se njollat nuk mund të hiqen në temperatura më të ulëta. Dhe vetëm 1 në 4 persona besojnë se ulja e temperaturës është më ekologjike.
Çfarë perceptohet si shkak për ndotjen e ajrit në ambientet e brendshme?
Ruajtja e cilësisë së ajrit në ambientet e brendshme përbën prioritet për të anketuarit, ku 4 në 5 persona përmendin cilësinë e ajrit dhe pastërtinë e tij si dy prej faktorëve më të rëndësishëm për mirëqenien në shtëpi. Sërish, vetëm 39% mendojnë se munden të përmirësojnë cilësinë e ajrit në ambientet e tyre të brendshme.
Gjysma e të anketuarve pretendojnë se janë në dijeni të shkaqeve të ndotjes së ajrit në ambientet e brendshme, dhe 41% besojnë se fshirja me fshesë me korrent ka ndikim negativ në cilësinë e ajrit në këto ambiente. Ndotësit më të këqij besohet se janë pirja e duhanit në ambiente të brendshme, pesticidet dhe spraji i flokëve ose i trupit.
Si veprojnë njerëzit për të përmirësuar cilësinë e ajrit në ambientet e brendshme?
Veprimet më të zakonshme për të përmirësuar cilësinë e ajrit në shtëpi janë ajrosja dhe fshirja me fshesë me korrent, megjithëse 41% e të anketuarve thonë se fshirja me fshesë me korrent kontribuon në ndotjen e ajrit të brendshëm. Të paktë janë ata që mendojnë se kanë mundësi të përmirësojnë cilësinë e ajrit në ambientet e brendshme.
Cilat janë hendeqet në mirëqenie?
Hendeku më i madh në mirëqenie është tek të anketuarit që dëshirojnë të përdorin purifikuesit e ajrit për të reduktuar substancat alergjike dhe ndotësit në ambientet e brendshme.
Për të pasur akses në raportin e plotë, kontaktoni me kamilla.dala@electrolux.com
Një shekull me rishpikje të mirëqenies në shtëpi
"Electrolux" u themelua me idenë për t'i bërë fshesat me korrent më të lehta dhe më të thjeshta për t'u përdorur, duke i promovuar ato nëpër botë si një mjet për të përmirësuar shëndetin dhe higjienën. Ky udhëtim ka filluar nga inovacioni i themeluesit Axel Wenner-Gren për të vendosur rrota në fshesën me korrent të Modelit V, deri te prezantimi i fshesës së parë robotike në botë, dhe është në vazhdim.
Një shekull me rishpikje të kujdesit për pëlhurat
Lavatriçja është quajtur shpikja më e madhe e revolucionit industrial, për shkak të ndikimit që ka pasur në rolin e grave në shoqëri. Me kontributet që përfshijnë revolucionarizimin e lavatriçes me "krah pluskues" në vitet 1940, "Electrolux" u ka dhënë mundësinë klientëve që të kalojnë kohë për gjëra që kanë vërtet rëndësi, qoftë për arsim apo për të kaluar më shumë kohë me familjen e tyre.
Një shekull me rishpikje të përvojave të shijes
Krijimi i përvojave më të kënaqshme të të ngrënit ka qenë gjithmonë forca drejtuese pas inovacioneve tona në kuzhinë. Gjatë historisë sonë, ne kemi shfrytëzuar trashëgiminë tonë unike profesionale për ta bërë këtë realitet. Përpunuesi inovativ i ushqimeve "Assistent" dhe furrat "CombiSteam" janë thjesht disa shembuj.
"Electrolux Assistent": një klasik i veçantë me dizajn nordik
Në vitin 1939, "Electrolux" i dha dizajnerit dhe inxhinierit suedez, Alvar Lenning, detyrën e konvertimit të një pajisjeje profesioniste kuzhine për restorante në një pajisje më të vogël dhe më kompakte që do të ishte praktike për përdorim shtëpiak. Të paktë do të ishin ata që dyshonin se përpunuesi i ushqimeve "Electrolux Assistent" do të bëhej një prej produkteve më rezistente, i vlerësuar si për fortësinë edhe për dizajnin.
"Model V" revolucionar
"Model V" kishte rrota që e lejonin të shkiste nëpër dyshemenë e shtëpisë për të thithur me efikasitet pluhurin dhe papastërtitë, megjithëse ishte më i vogël dhe shumë më i lehtë se pararendësit e tij. Ishte vetë Wenner-Gren që kishte hedhur idenë e rrotave. Fakti që pajisja ishte një përfaqësues i denjë i dizajnit të ri industrial të epokës, nën frymën e arkitektit gjerman Peter Behrens, nuk sillte asgjë të keqe.
I pari në botë: "Kazani i rrumbullakët"
Lavastovilja D10, e quajtur "kazani i rrumbullakët" u prezantua në vitin 1959. Ajo është lavastovilja e parë në botë mbi bango. Në një kohë kur shumica e kuzhinave nuk ishin përshtatur për të mbajtur lavastoviljet, ajo mund të montohej në shumicën e kuzhinave pa nevojën e rinovimeve të mëdha në kuzhinë.