Gjeni tharësen ideale për ju
Mos mbesni kurrë varur për një tharje
Kur jeni gati të investoni në një tharëse të re që i përshtatet më së miri stilit të jetesës dhe nevojave tuaja – ka disa faktorë që duhen marrë parasysh. Vendndodhja dhe hapësira në dispozicion, llojet e ndryshme të tekstileve për të cilat kujdeseni dhe sa larje bëni në javë, të gjitha ndikojnë se cilën tharëse duhet të zgjidhni. Ndiqni udhëzuesin tonë të thjeshtë të blerjes që do t'ju ndihmojë të gjeni tharësen e duhur për ju.
Rezultate të njëtrajtshme, kujdes i shkëlqyer
CycloneCare me teknologjinë 3DSense e trajton gardërobën tuaj me një kujdes të jashtëzakonshëm. Tani, mund t'i thani në mënyrë të njëtrajtshme këmishët delikate prej mëndafshi, trikot e ngrohta prej pambuku dhe xhupat e trashë dhe me shtresa, me konfidencë. Tharja e saj unike me rrotullim, i trajton me delikatesë të gjitha llojet e rrobave tuaja vazhdimisht.
Mbron ngrohtësinë, ruan paraqitjen.*
*Ruan pamjen dhe izolimin termik të xhaketave, deri në 30% më mirë se tharja në ajër.
DelicateCare - Stili juaj, i ruajtur në tërësi
DelicateCare System është në gjendje të rregullojë temperaturat dhe lëvizjet e kazanit për t'iu përshtatur tekstileve specifike, që do të thotë se rrobat tuaja marrin kujdes të specializuar. Edhe të leshtat ruajnë formën, duke rikthyer aftësitë ujëduruese.
Pa tkurrje.* Pa humbje të formës.
*Nuk ka tkurrje të të leshtave, e krahasueshme me tharjen e sheshtë.
Tani mund të guxoni të thani edhe pulovrën e leshtë më delikate. DelicateCare System rregullon lëvizjet e kazanit për të ndaluar tjerrjen apo përdredhjen e leshit në mënyrë që të shmanget tkurrja. Kjo sjell rezultate të jashtëzakonshme tharjeje edhe për rrobat e leshta që lahen vetëm me dorë.
Aftësia ujëlarguese* ruhet dhe rikthehet
*Më mirë se tharja në ajër.
Me DelicateCare System, aftësia ujëlarguese e veshjeve tuaja të specializuara në natyrë ruhet dhe rikthehet, më mirë se tharja në ajër. DelicateCare rregullon temperaturën dhe lëvizjen e kazanit për të mbrojtur tekstilet në veshjet e jashtme, duke u siguruar që të marrin sasinë e duhur të nxehtësisë.
GentleCare, ndjesia e të resë që zgjat më shumë
Sistemi ynë GentleCare i than rrobat me temperaturë dy herë më të ulët se tharëset standarde, kështu që rrobat tuaja nuk ekspozohen kurrë ndaj nxehtësisë së panevojshme. Tekstura e pëlhurës ruhet më gjatë dhe konsumi i energjisë dhe koha e tharjes reduktohen ndjeshëm.
E tharë në mënyrë perfekte në gjysmën e temperaturës*
*Krahasuar me temperaturën e hyrjes së ajrit në kazan në tharëset konvencionale.
Sistemi efikas i filtrave
Sistemi i filtrit EcoFlow të tharëses sonë ofron tharje me efikasitet energjie, çdo herë. Filtri i lehtë për t'u pastruar qarkullon ajrin, për konsum të ulët të energjisë vazhdimisht.
SensiCare - E përditshmja juaj, e tharë me kujdes
SensiCare System mat lagështinë e çdo ngarkese dhe rregullon kohën e tharjes në përputhje me rrethanat në mënyrë që rrobat të mbrohen nga mbinxehja. Kjo kursen kohë dhe energji pa kompromis. Përkujdesje pa vështirësi.
Rrobat ndjehen si të reja për më gjatë me SensiCare
SensiCare System identifikon nivelin e lagështisë së çdo ngarkese duke përdorur sensorë të veçantë dhe rregullon kohën e tharjes në përputhje me rrethanat. Çka bën që edhe ngarkesa më e vogël të mos ekspozohet asnjëherë ndaj nxehtësive shumë të larta. Mund të kurseni kohë dhe energji duke u dhënë rrobave kujdesin që u nevojitet - qoftë me larjen një jave apo me bluzën e vetme që thjesht ju duhet ta vishni në moment.
Mbivendosje - në favorin tuaj
Përfitoni maksimumin nga hapësira juaj me setin tonë të mbivendosjes. Mbivendoseni në mënyrë të sigurt tharësen dhe lani të sigurt pa pasur nevojë për fiksime të mëtejshme. Një raft rrëshqitës i integruar e bën të lehtë futjen dhe heqjen e rrobave.
Mësoni më shumë rreth tharëseve tona
Përpara se të zgjidhni tharësen e duhur, është mirë të dini se tharëset kanë funksione dhe zona të ndryshme fokusimi. Me ndihmën e programeve dhe të teknologjive të posaçme, tharësja mund t'ju ndihmojë me trajtimin më delikat të rrobave tuaja. Eksploroni udhëzuesin tonë të blerjeve për t'ju ndihmuar të gjeni tharësen e duhur për nevojat tuaja.
Oferta jonë për pajisjet
Eksploroni ofertën tonë për të gjetur produktin që i përshtatet më së miri shtëpisë tuaj.
PerfectCare 900
- CycloneCare me teknologji 3DSense
- DelicateCare
- GentleCare
- SensiCare
PerfectCare 800
- DelicateCare
- GentleCare
- SensiCare
PerfectCare 700
- GentleCare
- SensiCare
PerfectCare 600
- SensiCare
Tharëse me efikasitet në energji
Electrolux ka një gamë të gjerë tharësesh nga klasa e energjisë B deri në A+++. A+++ është më efikasi në energji dhe do të ketë ndikimin më të madh në kostot e energjisë elektrike. Duke përdorur teknologjinë e sofistikuar të pompës së nxehtësisë, mund të kurseni deri në 40% energji në krahasim me kondensatorët standardë, duke i bërë ata ekologjikisht të pranueshëm dhe ekonomik.
Thani në mënyrë më inteligjente me teknologjinë SensiCare, e cila duke rregulluar shpejt ciklin e tharjes me sasinë e rrobave në kazan, lejon konsumin optimal të energjisë. Zgjidhni një pajisje me motor inverter. Ata kanë një efekt më të butë në kazan dhe ventilator, gjë që lejon tharësen tuaj të zgjasë më gjatë. Rezultati: kohë më të shkurtra tharjeje dhe rezultate më të barabarta.
Përmasat e tharëses
Hapi i parë në zgjedhjen e një tharëseje është të siguroni vendin për të.
Gjerësia: 60 cm - një tharëse standarde do të përshtatet në hapësirën tuaj.
Nëse keni një lavatriçe standarde me mbushje nga përpara, tharësen standarde mund ta vendosni mbi të.
Këshillë: Nëse keni pak hapësirë, konsideroni të blini një pajisje 2 në 1 me larje dhe tharje të kombinuar.
Kapaciteti i tharëses
Kapaciteti i tharëses do të thotë se sa kilogramë rroba futen në pajisje. Por duhet të keni parasysh edhe sa vijon:
Madhësia e familjes: familje e madhe apo një person?
Zakonet: Sa herë në javë i thani rrobat? Lloji dhe madhësia e artikujve që dëshironi të thani: Për shembull, do të nevojitet një kazan më i madh për rezultate më të mira të tharjes së shtrojave, jorganëve ose perdeve.
Electrolux ofron tharëse me kapacitet 7-9 kg që plotësojnë nevoja të ndryshme.
Pavarësisht nga sasia e rrobave në tharëse, sistemi ynë SensiCare rregullon kohën e tharjes me ndihmën e sensorëve të avancuar të lagështisë dhe të temperaturës.
Këshillë: Shmangni tharjen e tepërt të rrobave. Nëse i lini pak hapësirë rrobave që të "marrin frymë", ato do të thahen më shpejt.
Tharja e rrobave delikate
Tharëset tona më të avancuara Electrolux mbulojnë 93% të llojeve të pëlhurave me programe të dizajnuara për lesh, mëndafsh, pupla, xhins, pambuk, sintetikë, dantella, pëlhura të përziera, veshje praktike për kohën e lirë dhe pëlhura të tjera delikate, duke përfshirë programe për:
-
Rroba delikate
Me programin për lesh, rrobat nuk do të ngjishen, njësoj si të thahen në një sipërfaqe të sheshtë. Programi për lesh është aq efikas sa tharëset tona janë të certifikuara nga Woolmark.
Tharja e rrobave të mëndafshta në lavatriçet tona rezulton në mëndafsh që ruan formën e tij sikur ta kishit tharë në ajër.
-
Veshje praktike për kohën e lirë
Xhupi juaj i preferuar për jashtë duket si i ri çdo sezon. Programi për veshje praktike në kohën e lirë rikthen rezistencën ndaj ujit të rrobave tuaja më mirë se tharja në ajër.
-
Rroba me pupla
Përdoreni këtë program për të mbrojtur pamjen e xhupave me pupla dhe për të ruajtur termoizolimin e tyre deri në 30% më shumë se tharja në ajër.
-
Jorganë
Jorganët shpesh janë të vështirë për t'u tharë. Kjo është arsyeja pse kemi krijuar një program për tharjen e sendeve më të mëdha si jorganët dhe çarçafët.
Kombinimi i pajisjeve
Nëse dëshironi që tharësja juaj të ketë të njëjtin dizajn me makinën larëse, kjo është e lehtë për t'u bërë. Modelet tona të lavatriçeve dhe tharëseve Electrolux duken njësoj. Mund t'i vendosni pajisjet njëra mbi tjetrën ose t'i vendosni pranë njëra-tjetrës për të përdorur më mirë hapësirën.
Sensorët e tharjes
Çdo tharëse Electrolux në serinë tonë 600, 700, 800 dhe 900 përmban teknologjinë SensiCare. Sensorët e avancuar të lagështisë dhe të temperaturës zbulojnë kur pëlhura është e thatë dhe ndalojnë programin. SensiCare kursen kohë dhe energji dhe siguron që rrobat të mos thahen tepër. Teknologjia Electrolux 3DSense disponohet në modele të përzgjedhura të serisë 900. Një sensor unik zbulon lagështinë jo vetëm në sipërfaqe, por edhe brenda veshjeve. Rezultati: pëlhura - nga leshi te mëndafshi, madje edhe te pendët - trajtohet saktësisht dhe me kujdes.
Tharëse inteligjente
Me aplikacionin My Electrolux Care, lidhni lavatriçet dhe tharëset tuaja me telefonin celular për një mënyrë inteligjente për kujdesin për rrobat tuaja. Nëpërmjet aplikacionit mund ta kontrolloni tharësen në distancë nga smartfoni juaj. Për kujdes të përshtatur sipas nevojave tuaja - të gjitha përmes telefonit tuaj celular.
Kurseni kohë dhe hapësirë
Tharja në tel kërkon më shumë hapësirë sesa tharja në tharëse dhe pëlhura rrudhoset, çka do të thotë më shumë hekurosje. Tharëset Electrolux thajnë rrobat shumë më shpejt se tharja në tel. Në vend që të kaloni kohë të çmuar duke varur dhe mbledhur rroba, do të shijoni 365 ditë tharje pa mundim.
Certifikatat
Certifikata Woolmark është një konfirmim i cilësisë nga kompania Woolmark. Jini të sigurt që pajisjet tona Electrolux janë mjaft të ndjeshme ndaj tharjes së leshit.