Udhëzues blerjeje

Gjeni lavatriçen ideale për ju

ColourCare - Të gjitha ngjyrat tuaja, gjithmonë më të shndritshmet

Sistemi ynë ColourCare pastron ujin në mënyrë që detergjentet të punojnë më së miri, edhe në temperaturë të ulët. Një pastrim i butë, por i plotë i mban ngjyrat e rrobave tuaja të duken po aq të shndritshme sa ditën që i keni blerë.

Ngjyrat nuk zbehen*​

*Testi për qëndrueshmërinë e ngjyrës kryhet në poliester kuqezi pas 50 cikleve larje në 30 gradë.

Ngjyrat e duan kripën

Pa rënë në kontakt me rrobat tuaja, kripa aktivizon një filtër të shkëmbimit të joneve që zbut ujin dhe largon mineralet e ashpra dhe papastërtitë. Ndaj ngjyrat të ruajnë intensitetin e tyre larje pas larjeje dhe të zezat nuk zbehen në gri.

Efikasiteti i energjisë, koha dhe kujdesi - balancuar më së miri në programin UltraWash

Programi UltraWash është ekuilibri ideal i kujdesit dhe efikasitetit të energjisë për ngarkesa të përziera, në një cikël 59 minutash. Larja efikase në temperaturë të ulët mbron rrobat tuaja. Duke larë në 30ºC kurseni 30% energji në krahasim me një program pambuku 40ºC. Delikat me rrobat tuaja, delikat me mjedisin.

Pastroni me efikasitet në 30°C, kurseni 30% energji*

*Me programin UltraWash, pastroni plotësisht në 30°C dhe kurseni më shumë se 30% energji krahasuar me një program pambuku 40°C.

Gëzojini rrobat për më gjatë me UltraCare

Gëzojini rrobat për më gjatë me sistemin tonë UltraCare. Detergjenti dhe zbutësi përzihen paraprakisht në ujë përpara se të arrijnë në kazan, duke u shpërndarë kështu në mënyrë të barabartë në larje. Kjo do të thotë se fillojnë të veprojnë shpejt, gjë që nga ana tjetër mbron fijet e rrobave.

Qartësi e butë, menjëherë gati

Sistemi ynë SteamCare ju jep rezultate profesionale në komoditetin e shtëpisë tuaj. Përfundoni çdo larje me avull për të reduktuar rrudhat me një të tretën, duke arritur një rezultat të butë pa nxehtësinë e hekurosjes së zakonshme. Ose përdorni programin tonë me avull FreshScent për të rifreskuar një veshje dhe për të shmangur larjen e panevojshme.

Një e treta më pak rrudha*

*Krahasuar me të njëjtën makinë pa SteamCare System.

SensiCare - E përditshmja juaj, e larë me kujdes

Sistemi ynë SensiCare siguron nivelin e duhur të kujdesit duke përshtatur kohën, energjinë dhe konsumin e ujit me sasinë e rrobave. Kjo parandalon që rrobat të lahen për një kohë tepër të gjatë dhe pëlhurat ruajnë pamjen dhe cilësinë e tyre për më gjatë.

Tekstilet duken si të reja për dy herë më shumë*

*Testi i qëndrueshmërisë së ngjyrave kryhet nga Ritex. Testi nr. 15CR00099 në dhjetor 2015.

Sensorët rregullojnë automatikisht cilësimet e ciklit në madhësinë e ngarkesës brenda minutës së parë për të reduktuar kohën, energjinë dhe ujin e përdorur. kjo do të thotë më pak ujë dhe grisje, jo vetëm për rrobat tuaja, por edhe për mjedisin.

Mësoni më shumë rreth lavatriçeve tona

Kur jeni gati të investoni në një lavatriçe të re që i përshtatet më së miri stilit të jetesës dhe nevojave tuaja – ka disa faktorë që duhen marrë parasysh. Vendndodhja dhe hapësira në dispozicion, llojet e ndryshme të pëlhurave për të cilat kujdeseni dhe sa larje bëni në javë, të gjitha ndikojnë se cilën lavatriçe duhet të zgjidhni. Eksploroni udhëzuesin tonë të blerjeve për t'ju ndihmuar të gjeni lavatriçen e duhur për nevojat tuaja.

Oferta jonë për pajisjet

Eksploroni ofertën tonë për të gjetur produktin që i përshtatet më së miri shtëpisë tuaj.

Përmasat e lavatriçes

Pavarësisht nëse dëshironi një lavatriçe të veçantë apo inkaso (të integruar), hapi i parë është të kontrolloni nëse i përshtatet ambientit. Kontrolloni hapësirën që keni në dispozicion:
Gjerësia: 60 - 48 cm - rekomandojmë një lavatriçe me mbushje nga përpara.
Gjerësia: 45 - 40 cm - konsideroni të blini një lavatriçe me mbushje nga sipër.
Gjerësia: 38 - 45 cm - për këtë hapësirë është e përshtatshme një lavatriçe e ngushtë me mbushje nga përpara.

Këshillë: Nëse keni një hapësirë të vogël, konsideroni të blini një pajisje 2 në 1 me larje dhe tharje të kombinuar.

Një mënyrë tjetër për të kursyer hapësirë është të vendosni lavatriçen dhe tharësen njëra mbi tjetrën.

Kapaciteti i lavatriçes

Kur vjen puna për të vendosur për kapacitetin e lavatriçes, duhet të keni parasysh disa gjëra:
Madhësia e familjes: familje e madhe apo një person?
Zakonet: sa herë në javë i lani rrobat tuaja?
Lloji dhe madhësia e artikujve që dëshironi të lani: Për shembull, nevojitet një kazan më i madh për rezultate më të mira në larjen e shtrojave, jorganëve ose perdeve.

Të gjitha lavatriçet Electrolux janë të pajisura me teknologjinë SensiCare. SensiCare përdor sensorët e peshës për të rregulluar konsumin e ujit dhe të energjisë elektrike sipas sasisë së rrobave. Kjo kursen kohë dhe para, si dhe siguron që rrobat të mos lahen për një kohë të gjatë.

Lavatriçe me efikasitet në energji

Çdo lavatriçe Electrolux është projektuar për të reduktuar ndjeshëm konsumin e energjisë dhe të ujit. Lan dhe kujdeset për rrobat tuaja pa kompromentuar efikasitetin. Klasa e energjisë e lavatriçeve Electrolux varion nga A+++ në A+++ -75%. Kjo do të thotë se vlerësimi më i lartë i Electrolux ka një performancë 75% më të mirë nga sa kërkohet për një vlerësim A+++.

Teknologji të caktuara gjithashtu mund të kontribuojnë në një klasë energjie më të mirë. Ato përfshijnë motorin inverter, teknologjinë e modalitetit ekologjik ose teknologjinë SensiCare.

E qetë dhe e shpejtë

Ka dy gjëra shtesë që duhen marrë parasysh kur zgjidhni një lavatriçe:

Cikli i qetë i larjes

Lavatriçet tona mbajnë zhurmën në një nivel të ulët prej 47 decibel. Në këtë mënyrë, larja e rrobave nuk prish qetësinë e shtëpisë tuaj.

Programe të shpejta

Mund t'i lani rrobat duke përdorur programe të shkurtra në vetëm 20 minuta për një sasi të vogël rrobash (3 kg). Për më shumë rroba, zgjidhni programin UltraWash (në modele të zgjedhura). Programi UltraWash lan rrobat në 59 minuta, duke e bërë këtë të përsosur për larje në mbrëmje vonë ose për rroba pak të ndotura. Programi i ri MixCare zgjat vetëm 49 minuta.

Lidhja e pajisjes

Nëse dëshironi të "lidhni" lavatriçen tuaj me tharësen, pajisjet tona Electrolux janë gati për çiftim. Mund t'i vendosni pajisjet njëra mbi tjetrën ose t'i instaloni ato pranë njëra-tjetrës për të shfrytëzuar më mirë hapësirën.


Two matching washing machines

Lavatriçe me funksion avulli

Avulli është një zgjedhje e mirë nëse doni të shmangni rrudhat dhe hekurosjen. Lavatriçet me teknologjinë SteamCare® me përdorimin e opsionit PlusSteam ju lejojnë të reduktoni deri në një të tretën e rrudhave duke shtuar avull në fund të ciklit të larjes. Mund të përdorni gjithashtu një cikël të veçantë avulli për të rregulluar shpejt dhe me lehtësi rrobat e rrudhosura.

Certifikatat

Certifikata Woolmark është një konfirmim i cilësisë nga kompania Woolmark.
Jini të sigurt që pajisjet tona Electrolux janë mjaft të ndjeshme ndaj larjes së leshit dhe rrobave delikate.

Lavatriçet Electrolux të serisë 800 janë të certifikuara* nga Ariel dhe Lenor. Kjo do të thotë se ato ofrojnë larje dhe përdorim optimal të detergjenteve dhe zbutësve të rrobave për veshjet tuaja të preferuara. Çdo fibër merr kujdesin e duhur. Rrobat tuaja do të jenë si të reja për më gjatë.