ZBULO

Pena ultrasonike për heqjen e njollave

Kujdes ekstra me ultratinguj

Teknologjia me ultratinguj dërgon dridhje të vogla përmes fibrave të rrobave tuaja, duke i çliruar njollat grimcë pas grimce me dëmtim minimal të fibrave. Thjesht trajtojeni paraprakisht secilën njollë me penë dhe prisni rezultate efikase.

Heqje delikate e njollave

Pena ultrasonike për heqjen e njollave mbulon nevojat tuaja për heqjen e njollave. Duke u kujdesur për gjithçka nga njollat e zakonshme si p.sh. bari, vera e kuqe dhe çokollata, deri te boja e këpucëve dhe uthulla balsamike, pena ultrasonike e Electrolux për heqjen e njollave është e ashpër me njollat, por delikate me rrobat tuaja.

Përdorimi i penës për heqjen e njollave

Për të hequr njollat në mënyrë më efikase, rrobat tuaja duhet të trajtohen paraprakisht dhe të lahen sa më shpejt të jetë e mundur pas shkaktimit të njollës. Pena për heqjen e njollave kërkon vetëm pak minuta për t'u ndezur, duke ju mundësuar të kujdeseni për njollat edhe më të ashpra brenda pak kohe. Ndiqni hapat tanë të thjeshtë 1-2-3 më poshtë.

 

  • Enë me ujë dhe detergjent
    1
    Përzieni ujë dhe detergjent

    Lidhni kordonin e energjisë me penën për heqjen e njollave. Përzieni ujë dhe detergjent në kutinë/enën e përfshirë të përzierjes

  • Trajtoni njollën
    2
    Trajtoni njollën

    Bëni lëvizje rrethore, duke shtypur penën me delikatesë nëpër njollë ndërsa e mbani njollën të njomë duke shtuar më shumë përzierje me detergjent.

  • Lani rrobën
    3
    Lani rrobën

    Lajeni rrobën tuaj me lavatriçe. Kushtojuni vëmendje udhëzimeve të larjes së rrobës suaj, duke u siguruar që keni zgjedhur programin e duhur.