Lavatriçet me tharje
Dyfishi i kujdesit,
gjysma e hapësirës
Me larje dhe tharje kaq delikate, mund të ofrohet kujdes edhe për të leshtat delikate. Dhe gjithçka në një pajisje të vetme. Lavatriçet tona me tharje kursejnë kohë, energji dhe hapësirë, pa sakrifikuar performancën. Gjithçka ndërsa zgjasni kohëzgjatjen e tekstileve tuaja më delikate.
Tharëset e rrobave e bëjnë të gjithë procesin
Te teknologjia jonë DualCare kombinohet më e mira e larjes dhe e tharjes. Nuk është më nevoja për të larë me dorë apo për të tharë shtrirë, sepse veshjet tuaja delikate mund t’i lani dhe thani në tharëse. I gjithë kujdesi për të cilin kanë nevojë rrobat tuaja, në një pajisje të vetme, duke kursyer kështu hapësirë. Prandaj, ju mund ta shfrytëzoni më shumë hapësirën në shtëpi. Dhe mund të keni rrobat më të pastra dhe më të buta.
Kurseni kohë, lani dhe thani
Kurseni kohë ndërsa kurseni hapësirë me lavatriçen me tharje Electrolux. Ju mund të lani dhe të thani deri në 6 kg rroba njëkohësisht. Kjo do të thotë deri në 24 këmishë. Është tejet e lehtë, mjafton të shtypni një buton. Nuk është nevoja të zgjidhni dy cikle, rezultati është rroba të freskëta të gatshme për gardërobën tuaj.
Lavatriçet me tharje DualCare ju lejojnë të lani dhe të thani të leshtat tuaja në një cikël të vetëm.
Kujdes delikate, i garantuar
Lavatriçet me tharje të Electrolux janë të parat në treg me certifikimin Woolmark Blue. Woolmark janë autoriteti lider në botë për kujdesin e të leshtave. Dhe etiketa e tyre e kujdesit Blue vërteton se është e sigurt të lahen dhe të thahen të leshtat që janë vetëm për larje me dorë. Prandaj, mund t’i mbani pulovrat tuaja të preferuara të fryra dhe të ngrohta dhe mund t’i gëzoni për më shumë kohë.
Kur kujdeseni, përdorni avullin
Doni që rrobat tuaja të duken sa më mirë, por nuk keni kohë që t’i lani? DualCare përdor avullin për rezultate të buta, pa rrudha dhe të freskëta. Lagështira i relakson fibrat, eliminon aromat e këqija dhe heq rrudhat, prandaj mund të freskoni dhe hiqni rrudhat e rrobave tuaja për pak minuta. Tani mund të keni rrobat që dëshironi, atëherë kur i dëshironi - edhe mes larjeve.
Asnjëherë nuk do të lani ose thani më shumë se sa duhet
Që rrobat të ruajnë ndjesinë e parezistueshme dhe të butë të rrobave të reja, thjesht futni rrobat në kazan dhe lejoni që DualCare të bëjë pjesën tjetër. Teknologjia e tij OptiSense përshtat automatikisht ciklin tuaj sipas madhësisë së ngarkesës. Prandaj, qoftë kur lani 3, 6 ose 9 kg, asnjëherë nuk do të lani ose thani më shumë se sa duhet. Dhe rrobat tuaja do të qëndrojnë të reja dhe të freskëta për më shumë kohë.
Gjithmonë duke u përkujdesur
Lavatriçet tona me tharje DualCare përdorin një motor me inverter që është më i qetë, më rezistent dhe më efikas. Kjo ofron performancën që ju duhet për t’u kujdesur sa më mirë për rrobat tuaja. Prandaj, rrobat duken dhe kanë ndjesi të shkëlqyer, si në ditën kur i bletë. Ne jemi aq të sigurt për aftësitë e motorit me inverter në performancën e pajisjes suaj, sa ai ka një garanci 10-vjeçare.