Lavatriçet
Shkoni përtej pastërtisë
Mbajini rrobat tuaja të kujdesura mirë
Rrobat që marrin kujdesin e duhur kanë jetëgjatësi më të lartë. Duke i larë rrobat tuaja, ju mund t’u jepni atyre më shumë gjallëri dhe freski. Lavatriçet Electrolux jo vetëm pastrojnë, por ato i ruajnë rrobat dhe u japin jetë atyre. Gjithçka duke përdorur sa më pak energji që të jetë e mundur.
Për çdo fibër kushtohet kujdes
Shumica e lavatriçeve nuk marrin maksimumin nga detergjenti dhe zbutësi i rrobave. Por UltraCare™ Eco e përzien paraprakisht detergjentin në mënyrë që larjet që normalisht bëhen në 40 gradë mund t’i bëni në 30 gradë. Sistemi UltraMix përzien gjithashtu paraprakisht zbutësin tuaj për ta shpërndarë atë në mënyrë më të njëtrajtshme. Në fakt, pajisjet e tjera kanë nevojë për dy herë më shumë zbutës për të ofruar të njëjtin nivel kujdesi dhe butësie.
Si e re për 30 minuta
Çojini rrobat tuaja të preferuara në qendër relaksi me SteamCare. Në vetëm 30 minuta, avulli do të sheshojë me delikatesë rrudhat dhe do të freskojë rrobat. Kjo redukton nevojën për t’i larë dhe për t’i hekurosur. Prandaj, këmishët e fustanet më elegante, dhe pulovra juaj më komode do të jenë si të reja mes larjeve.
Me UltraCare™ Eco rrobat tuaja delikate janë në duar të sigurta.
Ruani formën
Ruani formën e pulovrës suaj të preferuar me lavatriçen UltraCare™ të miratuar Woolmark. Vlerësimi Woolmark Green u jepet lavatriçeve që mund të lajnë në mënyrë të sigurt edhe të leshtat që janë vetëm për larje me dorë dhe që janë lider në treg në efikasitetin e energjisë. Prandaj, të leshtat tuaja do ta ruajnë formën dhe fryrjen e tyre, larje pas larjeje.
Asnjëherë mos lani më shumë sesa duhet
Mbajini rrobat tuaja me pamjen dhe ndjesinë e rrobës së re me OptiSense. Ajo garanton nivelin e duhur të kujdesit duke përputhur kohën, energjinë dhe konsumin e ujit për ngarkesën tuaj. Kjo gjithashtu e mban larjen tuaj sa më ekologjike duke mos përdorur asnjëherë më shumë ujë sesa nevojitet. Prandaj, pajisja juaj gjithmonë kujdeset për rrobat tuaja dhe faturat e energjisë elektrike.
Përkujdesje për deri në 8 kg
Përkujdesja për shumë rroba është më e lehtë se asnjëherë në lavatriçet tona. Me një kazan shumë të madh, keni hapësirë të bollshme për të gjitha rrobat e shtëpisë suaj. Dhe është ndërtuar posaçërisht për përkujdesje delikate. Rrobat tuaja mbrohen nga tkurrja, grisjet apo zgjatja gjatë ciklit. Qoftë kur lani 1 kg ose 8 kg, ju mund t’ia besoni rrobat tuaja SoftDrum.
Krijuar për t’u përkujdesur, ndërtuar për të rezistuar
Ne jemi aq të sigurt për lavatriçet tona me motorë me inverter sa ata kanë një garanci 10-vjeçare. Ato janë projektuar për të shkuar vërtet deri në fund, duke ju dhënë fuqinë e duhur për t’u kujdesur për rrobat për të paktën një dekadë. Zhurma e tyre është gjithashtu e ulët dhe kursejnë 50% më shumë energji se motorët tradicionalë. Prandaj, mund të lani duke qenë të qetë në mendjen tuaj.
E gatshme kur të jeni edhe ju
Shijoni një rutinë plotësisht fleksibël larjeje. Duke përdorur TimeManager® ju zgjidhni se sa zgjat larja juaj në vetëm pak hapa. Prandaj, rrobat tuaja të preferuara janë të gatshme kur të jeni edhe ju. Plus, me funksionin Delay Start ju mund të shtyni larjen e rrobave deri në 20 orë, sipas programit të ditës suaj.
Përkujdesje nga fillimi në fund
Sekreti për rroba të buta, luksoze dhe të përkujdesura nuk është thjesht te zgjedhja e lavatriçes së duhur, tharja është po aq e rëndësishme. Tharëset tona DelicateCare janë partneri i përkryer për lavatriçet UltraCare™ Eco. Teknologjia e tyre inovative e pompës së nxehtësisë than me delikatesë rrobat me temperatura më të ulëta duke eliminuar dëmet e shkaktuara nga tharja e tepruar.