Udhëzuesit e kujdesit
Një pastrim profesionist
në shtëpi
Edhe tekstilet tuaja më delikate mund të lahen në mënyrë të sigurt në shtëpi me pajisjet e Electrolux. Fibrat marrin jetë, ngjyrat rivitalizohen dhe teksturat që ju doni, ruhen. Rrobat që marrin kujdesin e duhur kanë jetëgjatësi më të lartë. Nuk është nevoja për pastrim kimik.
Si të kujdeseni për rrobat që kujdesen për ju
Vendet, klimat dhe kushtet më të ashpra kanë nevojë për një veshje që do t'u mbijetojë elementëve të natyrës. Kujdesuni mirë për veshjen tuaj për natyrë dhe ajo jo vetëm do të duket bukur. Ajo do të kujdeset për ju, stinë pas stine.
Përkujdesje për çdo shtresë
Çelësi për t'u përballur me elementët e natyrës janë shtresat. Një shtresë e jashtme, si ajo e një xhupi për ski ose lundrim, e mban jashtë erën, shiun ose borën. Shtresa e mesme - zakonisht me push ose pupla - ruan nxehtësinë që të qëndroni ngrohtë. Një shtresë e leshtë bazë ndihmon që të qëndroni të thatë duke e mbajtur lëkurën tuaj pa lagështirë. Me çdo shtresë po aq vitale sa edhe tjetra, kujdesuni për to në mënyrë që edhe ato të kujdesen për ju - kudo që të jeni duke eksploruar.
Xhupat për natyrë
Si të kujdeseni për xhupin
Çdo përgatitje për ski apo një udhëtim me varkë me vela fillon me larjen e xhupit. Nëse uji nuk formon pikëza në sipërfaqe, riaktivizojeni aftësinë e mosdepërtimit nga uji me një larje me temperaturë të ulët dhe thajeni përpara hekurosjes. Nëse ndihet sikur ajri depërton më pak, lajeni për të zhbllokuar poret. Më pas, pas tharjes, përdorni vetëm një hekur të ftohtë. Qëndroni i sigurt dhe maksimizoni komoditetin tuaj, lajeni xhupin tuaj në shtëpi.
Gati për natyrën, por i larë dhe i tharë në shtëpi me Electrolux
Më shumë shpëlarje, më shumë performancë
Mbajini xhupat larg zbutësve, sepse ato mund të bllokojnë poret. Kjo ndikon te performanca e xhupit, duke e bërë atë më pak të papërshkueshëm nga uji dhe me më pak ajrosje. Në vend të saj përdorni një produkt larës të lëngshëm pa aditivë. Dhe përdorni një cikël të dytë shpëlarjeje për të hequr detergjentet që mund të kenë mbetur. Kështu në fund keni në duar një xhup që ka pamjen dhe performancën e një xhupi të ri.
-
Zgjidheni detergjentin me kujdes
Sigurohuni që të lani xhupin e papërshkueshëm nga uji me temperaturë delikate dhe të ulët me detergjent të lëngshëm pa aditivë.
-
Programi për jashtë
Përdorni Programin për jashtë në tharësen e rrobave Electrolux DelicateCare për të riaktivizuar cilësitë hidrofobike të rrobave tuaja.
-
Mbroni sipërfaqen e xhupit tuaj
Zbrazni xhepat dhe mbyllni çdo ngjitëse Velcro dhe zinxhirët përpara larjes dhe tharjes.
Mbajeni pamjen e rrobave sa më të mirë, sepse kur dukeni mirë edhe ndiheni mirë
Rezultate perfekte në 30 gradë
Larja me 30 gradë është jo vetëm më e mirë për mjedisin, por është edhe më delikate për rrobat tuaja. Me UltraCare™ Eco, shumica e larjeve që normalisht bëhen në 40 gradë mund t’i bëni në 30 gradë. Në një temperaturë të tillë të ulët, pajisja kujdeset dhe pastron. Prandaj, rrobat tuaja kanë pamjen dhe ndjesinë e rrobës së re për më shumë kohë.
Xhupat me pupla
Si të kujdeseni për xhupin me pupla
Nëse kujdeseni për puplat e xhupit, ato do të kujdesen për ju. Një larje e vakët dhe delikate nga lavatriçja jonë UltraCare™ Eco do t'u japë puplave të xhupit një pamje dhe ndjesi të mirë për më shumë kohë. Dhe shtimi i topave të tharjes në kazanin e tharëseve tona DelicateCare nuk lejojnë që puplat të mblidhen në cepat e xhupit tuaj. Prandaj mund të qëndroni vazhdimisht të ngrohtë dhe komodë.
Asnjëherë mos e lani me dorë xhupin me pupla
Kur bëhet fjalë për xhupat me pupla, përdorni gjithmonë lavatriçen. Për të rikthyer cilësitë e tyre mbrojtëse, vetëm një cikël shtesë shpëlarjeje e heq mirë nga puplat detergjentin. Më pas, për të mbrojtur formën, duhet ta hiqni nga kazani pasi të jetë larë. Dhe asnjëherë mos e shtrydhni apo shkundni xhupin për të nxjerrë ujin - nxirreni ujin me shtypje kur të jetë i shtrirë i sheshtë.
-
Përdorni temperatura të ulëta
Sigurohuni që të lani xhupat me pupla me ujë të ngrohtë, me cikël të butë dhe vendoseni lavatriçen në një cikël shpëlarjeje shtesë për të hequr mbetjet e detergjentit.
-
Zgjidhni ciklin e duhur
Për tharje optimale, zgjidhni një cikël të gjatë me temperaturë të mesme dhe përdorni sferat e tharjes për t’u siguruar që xhupi të dalë i lehtë, i fryrë dhe me aromë të shkëlqyer. Mos e nxirrni derisa të jetë 100% i thatë.
-
Mbroni sipërfaqen e xhupit tuaj
Lajini xhupat me mbushje me pupla veçmas rrobave të tjera, me xhepat bosh, ngjitëset Velcro të mbyllura dhe zinxhirët të mbyllur, për të shmangur dëmtimin e sipërfaqes.
Xhaketat me push
Si të kujdeseni për xhupin me push
Jepuni rrobave me push kujdesin më të lartë të mundshëm dhe lajini në shtëpi. Rezultatet maksimale vijnë me një larje të ngrohtë me detergjent të butë dhe pa zbutës rrobash. Materialet me push e thithin ujin shumë mirë prandaj sigurohuni që të zgjidhni një opsion shtesë shpëlarjeje për të hequr të gjitha mbetjet e detergjenteve. Më e mira gjithmonë është që t'i thani më pas për t'i mbajtur të buta.
-
Lani me sintetiket
Mos i lani rrobat me push me rrobat prej pambuku sepse ato prodhojnë push. Në vend të kësaj, lajini me rroba të tjera sintetike si ato prej poliestre dhe najloni.
-
Mos hekurosni, përdorni avullin
Thajeni xhaketën tuaj me një cikël për rroba sportive ose sintetike. Por, mos e hekurosni. Në vend të kësaj, provoni një cikël avulli për të hequr rrudhat dhe për të freskuar rrobat me push.
-
Mbroni sipërfaqen e xhupit tuaj
Zbrazni xhepat dhe mbyllni çdo ngjitëse Velcro dhe zinxhirët përpara larjes dhe tharjes për të mbrojtur sipërfaqen e rrobës me push.
Si të kujdesemi për gjë klasike
Për gjenerata të tëra, tendencat kanë ardhur dhe janë fashitur, por këmisha e bardhë gjithmonë ka qenë në modë. Tani, është e lehtë që ta mbani krejtësisht të bardhë dhe me pamje optimale, pa qenë nevoja për pastrim kimik.
Guri i qoshes i gardërobës suaj
Gardëroba juaj është vendi ku shkoni për të krijuar pamjen tuaj të veçantë. Ju eksperimentoni me tendencat e reja, duke i kombinuar ato me rrobat klasike siç është këmisha e bardhë. Është e lehtë të visheni sipas çdo lloj stili. Elegant apo me pamje të shkujdesur, gjithmonë mund të tregoheni krijues. Këmisha klasike është e thjeshtë, por klasike - kanavaca juaj e përkryer e bardhë.
Mbajini këmishët tuaja më të bardha se bora dhe të freskëta, me kujdesin më të mirë për rrobat
-
Kontrolloni etiketën
Përpara larjes, zbërthejeni këmishën duke përfshirë edhe kopsat e mëngëve dhe të jakës. Kontrolloni rekomandimet e etiketës për temperaturën më të mirë dhe udhëzimet e kujdesit bazë.
-
Zgjidheni detergjentin me kujdes
Për ta mbajtur këmishën të duket e re, përdorni një detergjent pluhur që përmban zbardhues për ta bërë të bardhën të duket vërtet e bardhë.
-
Lini hapësirë të mjaftueshme
Mes rrobave dhe pjesës së sipërme të kazanit, lini hapësirë sa gjerësia e një dore për të mbrojtur të gjitha rrobat tuaja nga mbetjet e detergjentit që shkaktohen nga mbingarkesa.
Urojuni mirëseardhjen tekstileve të buta dhe të freskëta. Rifreskoni rrobat tuaja mes shpejtësi mes larjeve duke përdorur avull
Dërgojini këmishët tuaja në një qendër relaksi
Këmisha juaj e preferuar ka të ngjarë të vuajë shumë. Përdorimi i shpeshtë i përditshëm do të shkatërrojë ndjesinë e freskët dhe të re që ju pëlqen. Për ta fituar sërish atë ndjesi brenda vetëm 30 minutash, lavatriçet tona me SteamCare japin të njëjtin trajtim si qendrat e relaksit. Ato i relaksojnë fibrat dhe heqin aromat e këqija dhe u kthejnë këmishëve tuaja atë ndjenjë të paçmueshme të pambukut të butë dhe të pastër.
Fuqia e avullit
Vareni këmishën tuaj në banjë ndërkohë që bëni dush dhe shikoni se si avulli mund t'i sjellë në jetë rrobat tuaja. Lagështira shtesë ul rrudhat e këmishës dhe ruan ndjesinë e freskisë së saj. Ose, për heqje më të shpejtë dhe më të lehtë të rrudhave, provoni lavatriçet tona me SteamCare. Cikli i integruar i avullit nënkupton se nuk keni madje nevojë as t'i lani rrobat për të arritur pamjen dhe ndjesinë e rrobës së re.
Si të kujdeseni për të leshtat
Projektuar që të rrojë për vite të tëra, rrobat e leshta janë një investim i shkëlqyer nëse kujdeseni mirë për to. Qoftë kur është pallto luksoze apo triko e përditshme, nëse ndiqni këtë këshill do të bëni që ajo të rrojë shumë.
Larja e të leshtave
Pse duhet të kujdeseni për rrobat e leshta?
Leshi është një material i jashtëzakonshëm. Është i biodegradueshëm, është i durueshëm ndaj zjarrit dhe madje ka edhe mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë. Leshi ajroset më shumë nga të gjitha fibrat e tjera dhe vërtetë reagon ndaj ndryshimeve në temperaturën e trupit tuaj. Prandaj, ai ju mban ngrohtë kur është ftohtë dhe ju mban freskët kur është vapë. Një material kaq i dobishëm ka nevojë për kujdesin e duhur në mënyrë që të duket dhe të ndihet si i ri.
Edhe të leshtat që janë “vetëm për larje me dorë” janë të sigurta në lavatriçet tona me simbolet Blue dhe Green Woolmark
-
Lani me ujë të ftohtë
Nëse lavatriçja juaj nuk ka cikël për larjen e të leshtave, rekomandojmë të përdorni ciklin e larjes me ujë të ftohtë për leshin që është “vetëm për larje me dorë”. Rrobat e leshta lajini gjithmonë të kthyera nga ana tjetër.
-
Zgjidheni detergjentin me kujdes
Shmangni përdorimin e detergjenteve të rëndë, detergjentet “Bio” që përmbajnë enzima ose çdo detergjent që përmban zbardhues. Duhet të përdoret një detergjent specifik për larjen e të leshtave.
-
Ruajini në mënyrën e duhur
Ruajini trikot tuaja të sheshta dhe të palosura për t’i mbrojtur nga zgjatja. Nëse ju duhet t’i varni ato, përdorni varëse të projektuara posaçërisht për veshjet e thurura për t’u dhënë atyre mbështetjen maksimale.
Larja e të leshtave
Mund t'ju kenë thënë që mos i lani të leshtat në lavatriçe. Por, kohët kanë ndryshuar. Lavatriçja jonë UltraCare™ Eco bën më shumë sesa vetëm larjen, ajo kujdeset për çdo fibër të tyre. Ajo e përzien paraprakisht detergjentin dhe më pas zbutësin përpara se çdo përzierje të hyjë në kazan. Prandaj, të leshtat tuaja marrin butësi të pashoq dhe një pastrim më delikat dhe më të njëtrajtshëm.
Nëse ju pëlqen, thajeni me një pajisje me një program të përshtatur për çdo pëlhurë
Thajini me tharëse të leshtat
Mund t'i thani tani të leshtat tuaja, për t'i mbajtur në gjendje të shkëlqyer. Tharëset e rrobave DelicateCare ofrojnë një cikël unik për të leshtat. Shpejtësia e veçantë e kazanit i mban të leshtat të shtrira në anë të kazanit. Kjo ofron rezultate të mira, njësoj si tharja në pozicion të shtrirë. Kështu, ju keni garancinë që të leshtat nuk do të hyjnë në ujë dhe që do të mbrohen nga ngecjet.
Nuk ka më "të lahet vetëm me dorë"
Kur bëhet fjalë për të leshtat tuaja të preferuara, duhet të siguroheni që pajisja juaj t'i trajtojë ato me kujdesin më të lartë. Lavatriçet tona me tharje janë të parat në treg me etiketën Woolmark. Woolmark janë autoriteti në botë për të leshtat. Prandaj, mund t’i lani dhe t’i thani pa pasur frikë edhe rrobat tuaja më delikate të leshta që janë vetëm për larje me dorë, në një pajisje të vetme.
Si t’i mbani ngjyrat të ndezur dhe të qeshura
Ngjyrat mund të zbehen dhe të humbin gjallërinë e tyre më shpejt se rrobat e zeza ose të bardha. Por, nëse i lani me kujdes dhe me butësi, do t’i ruani rrobat tuaja të preferuara me ngjyra për më shumë kohë.
Shtojini ngjyra jetës suaj
Ngjyrat janë pozitive dhe gazmore. Ato i shtojnë argëtim dhe optimizëm gardërobës dhe jetës suaj. Ato e bëjnë jetën tuaj të plotë dhe me gjallëri. Por ndonjëherë, rrobat me ngjyra janë më të brishtat dhe më të prirura për t’u dobësuar e për t’u zbardhur. Kur i trajtojmë ato me butësisht, kur kuptojmë kërkesat dhe nevojat e tyre dhe u dhurojmë dashuri, ato na e kthejnë pas këtë dashuri duke na bërë të ndihemi plot jetë për më shumë kohë.
Kur zgjidhni një detergjent, duhet të merrni një që kujdeset dhe pastron. Lëngjet dhe xheli janë detergjentet më delikate për ngjyrat.
-
1Ndajini rrobat tuaja
Ndajini rrobat tuaja sipas ngjyrave, ato me ngjyra të ndezura si të purpurta, të kuqe dhe portokalli mund të lahen së bashku, po ashtu edhe ato blu të ndezur dhe të gjelbrat. Sugjerojmë që nëse shikoni se një artikull është i vetëm në rrotën e ngjyrave, ta lani atë me dorë.
-
2Kujdesuni për njollat
Disa njolla kërkojnë më shumë kujdes dhe vëmendje: kontrolloni paraprakisht rrobën dhe aplikoni një sasi të vogël detergjenti në zonën e njollës dhe më pas tundeni butësisht në ujë. Shmangni programet shumë të nxehta sepse ato mund t’i ngecin njollat ose rrjedhjet e ngjyrave në rroba përgjithmonë.
-
3Kur jeni në dyshim, kthejeni nga ana tjetër
Gjithmonë kthejini rrobat tuaja nga ana tjetër për të minimizuar fërkimin e fibrave dhe sigurohuni që të lini hapësirë boshe mes rrobave dhe pjesës së sipërme të kazanit që është të paktën sa gjerësia e dorës suaj. Zgjidhni një temperaturë të ulët; cikël të butë ose mesatar larjeje (maksimumi 30 gradë).
Përzieni paraprakisht detergjentet dhe zbutësit me ujin për më shumë përkujdesje.
Me temperaturë të ulët
Sistemi ynë UltraMix ju lejon të lani rrobat me temperatura më të ulëta falë aftësive të tij unike për përzierje paraprake. Detergjentet dhe zbutësit përzihen paraprakisht në ujë përpara se të prekin rrobat tuaja për një pastrim më të mirë dhe më të kujdesshëm edhe në temperatura më të ulëta. Teknologjia jonë Ultramix është e disponueshme në të gjitha pajisjet UltraCare.
Tharje do të thotë edhe përkujdesje
Kur rrobat me ngjyrë të lagura bashkohen, ato kanë tendencën të lëshojnë bojë te njëra-tjetra, prandaj hiqini ato nga lavatriçja sapo të ketë përfunduar programi. Për tharje, më e mira është t’i ndani sipas tekstileve dhe jo sipas ngjyrave. Kjo është arsyeja pse tekstilet e ndryshme kanë kohë të ndryshme tharjeje, prandaj nëse nuk i ndani disa prej tyre mund të ekspozohen pa qenë nevoja ndaj veprimit mekanik, që konsumon pjesën e jashtme të rrobave dhe i bën ato të duken të zbehura dhe të vjetra.
Rrobat bëhen më të mira nëse kujdeseni siç duhet
Një palë xhinse të mira janë më shumë se një pjesë e madhe e gardërobës; janë një investim. Nëse u jepni atyre dashurinë dhe kujdesin e duhur, xhinset tuaja do të bëhen gjithnjë e më të mira me kalimin e kohës.
Kujdesuni për xhinset tuaja të preferuara
Xhinset i durojnë kohës, por nëse doni të merrni maksimumin nga xhinset tuaja, veçanërisht xhinset e ngjyrosura dhe të printuara, ose gjithçka me ngjyrë blu të errët, duhet të tregoni kujdes të veçantë. Çelësi për më shumë jetëgjatësi është t’i lani me temperaturë të ulët dhe të shmangi larjet e tepërta.
Programi ynë OptiSense e përshtat automatikisht programin sipas ngarkesës për t’u siguruar që asnjëherë të mos i lani xhinset tuaja më shumë sesa duhet.
-
1Shmangni lëshimin e bojës
Sigurohuni që t’i ndani xhinset tuaja nga të bardhat apo nga rrobat me ngjyra të ndezura sepse ato mund të lëshojnë bojë. Kur është e mundur, përdorni programin tonë për xhinset në tharëse: ai është projektuar për të ruajtur ngjyrat dhe për t’i lënë rrobat të thara pas larjes.
-
2Xhinse të reja - kontrolloni etiketën e kujdesit
Disa prodhues rekomandojnë që herën e parë t’i lani xhinset me dorë: kthejini xhinset nga ana tjetër, derdhni pak detergjent të lëngshëm në ujë dhe lërini të njomen për të paktën 45 minuta, duke i trazuar herë pas here lehtë. Më pas shpëlajini plotësisht me ujë të ftohtë dhe varini të thahen
-
3Detergjenti për xhinse
Sigurohuni që t’u jepni gjallëri xhinseve tuaja me detergjentin e duhur. Ju mund të gjeni shumë detergjentë që janë formuluar posaçërisht për rrobat me ngjyrë. Detergjentët e lëngshëm apo kapsulat me detergjent i kuptojnë xhinset më mirë sepse ato janë shumë më delikate me ngjyrat.
Përzieni paraprakisht detergjentet dhe zbutësit me ujin për më shumë përkujdesje
Pastroni dhe jepuni jetë xhinseve tuaja
Sistemi ynë UltraMix u jep jetë xhinseve tuaja ndërsa i pastron ato. Ndryshe nga pajisjet që përziejnë detergjentin dhe zbutësin në kazan, sistemi ynë ekskluziv i përzien ato paraprakisht përpara se uji të prekë rrobat, duke u dhënë një pastrim më të butë dhe me më shumë përkujdesje.
Tharje në tharëse për xhinset e buta
Tharja në tharëse i lë gjithmonë xhinset shumë më të buta. Disa sugjerojnë që asnjëherë të mos i thani xhinset në tharëse rrobash. Por, e vërteta është se tharëset moderne të rrobave i lënë ato shumë më të buta dhe i ndihmojnë të kthehen sërish në formë. Thjesht ndiqni etiketën e kujdesit dhe hiqni ato kur janë disi të njoma për të parandaluar rrudhat e padëshiruara.
Si t’i mbani veshjet tuaja sportive në formë
Veshjet sportive janë projektuar që të na ndihmojnë të ndihemi më të fortë, më konfidentë dhe në fund më të bukur, si brenda ashtu edhe jashtë. Kur u tregojmë veshjeve tona sportive të njëjtin kujdes sa edhe trupave tanë, ato e rikthejnë këtë ndjesi te ne.
Përkujdesja për veshjet sportive
Çelësi për një jetëgjatësi më të madhe është një cikël i ftohtë, prandaj shmangni temperaturat e larta, madje edhe kur rrobat janë shumë të ndotura. Ne rekomandojmë që të përdorni një program Sport sepse është i programuar për rrobat sportive që t’i lajë ato me më shumë efikasitet. Tregoni kujdes të zgjidhni detergjentin e duhur, një që është formuluar në mënyrë specifike për të trajtuar njollat e forta dhe për të eliminuar aromat e këqija.
Ne rekomandojmë gjithashtu të shmangni zbutësit, veçanërisht me tekstile si Gore-Tex që përmbajnë membrana. Zbutësit mund të pengojnë aftësinë që ka tekstili për të marrë ajër.
-
1Heqja e djersës
Bluzat e pambukut thithin shumë lagështirë prandaj pak më shumë kujdes u bën shumë mirë. Kthejini nga ana tjetër dhe derdhni detergjent të lëngshëm në zonën e sqetullave. Lërini të njomen për rreth 30 minuta dhe më pas lajini me temperaturën më të lartë që lejon etiketa.
-
2Programi për rroba sportive ose sintetike
Nëse nuk keni një program për rroba sportive në lavatriçen dhe tharësen tuaj, edhe cikli i sintetikeve është shumë i ngjashëm. Thjesht sigurohuni të shtoni shpëlarës shtesë nëse rrobat janë shumë të ndotura. Gjatë tharjes, sigurohuni që të ndani të pambuktat nga sintetiket nëse ato e thithin lagështirën ndryshe.
-
3Mbajeni të freskët
Mbajeni çantën tuaj të palestrës të freskët mes seancave të stërvitjes. Nëse lini disa peceta për tharëse brenda çantës, ato do ta mbajnë me erë dhe ndjesi të freskët mes seancave të stërvitjes. Asnjëherë mos i lini rrobat e stërvitjes brenda në çantë. Nxirrini ato sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse planifikoni që t’i lani më vonë.
Përzieni paraprakisht detergjentet dhe zbutësit me ujin për më shumë përkujdesje
Pastroni dhe jepuni jetë veshjeve tuaja
Sistemi ynë UltraMix u jep jetë veshjeve tuaja sportive ndërsa i pastron ato. Ndryshe nga pajisjet që përziejnë detergjentin dhe zbutësin në kazan, sistemi ynë ekskluziv i përzien ato paraprakisht përpara se uji të prekë rrobat, duke u dhënë një pastrim më të butë dhe me më shumë përkujdesje.
Arti i thjeshtë i tharjes
Për rezultate më të mira, përdorni programin Sport sepse thanë me më shumë efikasitet. Ajo ka fazë më të gjatë ftohjeje në përfundim të programit që do të thotë se rrobat tuaja sportive do të jenë të gatshme për t’u veshur në çast. Të pambuktat dhe sintetiket thahen në momente të ndryshme sepse e thithin lagështirën në mënyra të ndryshme, prandaj duhet t’i ndani përpara se t’i thani.