Lavatriçet
PerfectCare Collection
Mos ndërroni gardërobën, ndryshoni mënyrën e kujdesit. Rrobat që marrin kujdesin e duhur kanë jetëgjatësi më të lartë. Lavatriçet tona PerfectCare shkojnë përtej larjes, ato ruajnë dhe respektojnë stilin tuaj.
ColourCare - Të gjitha ngjyrat tuaja, gjithmonë më të shndritshmet
Sistemi ynë ColourCare pastron ujin në mënyrë që detergjentet të punojnë më së miri, edhe në temperaturë të ulët. Një pastrim i butë, por i plotë i mban ngjyrat e rrobave tuaja të duken po aq të shndritshme sa ditën që i keni blerë.
Ngjyrat nuk zbehen - nga larja në larje
Sekreti është tek uji. Një sistem unik filtrimi largon mineralet e dëmshme dhe papastërtitë për ta bërë larjen të butë, por të plotë. Më poshtë janë rezultatet e një testi për rezistencën e ngjyrave, i të kryer në poliestër gjatë 50 cikleve larjeje në 30 gradë. Me ColorCare, ngjyrat nuk zbehen, e zeza mbetet e zezë - nga larja në larje.
Kripa restauruese - Ujë më i butë, më shumë delikatesë për rrobat
Pa hyrë në kontakt me rrobat tuaja, kripa aktivizon një filtër shkëmbyes të joneve që zbut ujin dhe heq mineralet e ashpra dhe papastërtitë. Prandaj, ngjyrat do ta ruajnë intensitetin e tyre larje pas larjeje dhe të zezat nuk do të bëhen gri.
UltraCare - tekstura është e ruajtur plotësisht
Sistemi ynë UltraCare përzien paraprakisht detergjentet për larje të shpejtë dhe të plotë. Në këtë mënyrë, detergjenti arrin çdo fije dhe mbron pëlhurën, duke e bërë atë të butë dhe duke ruajtur pamjen e re për një kohë të gjatë.
Tekstilet qëndrojnë të buta. Larje pas larjeje
Detergjenti i patretur sjell pastrim më pak efikas sepse shpërndarja jo e njëtrajtshme e zbutësit mund të lërë te rrobat tuaja një ndjesi të ashpër. Lavatriçet PerfectCare me UltraCare e përziejnë paraprakisht dhe e aktivizojnë detergjentin dhe zbutësin me ujë përpara se të hyjnë në kazan. Kjo garanton shpërndarje të njëtrajtshme në mënyrë që çdo fije tekstili të lihet e pastër, e freskët dhe e butë.
SteamCare - pa rrudha, pa probleme
Sistemi SteamCare ju jep rezultate profesionale në rehatinë e shtëpisë tuaj. Përfundoni çdo larje me avull dhe reduktoni rrudhat me një të tretën, duke arritur një rezultat më të mirë pa hekurosjen e zakonshme. Ndryshe, përdorni sistemin SteamCare për të rifreskuar pëlhurën dhe për të shmangur larjen e panevojshme.
Rrudhat reduktohen me një të tretën
Duke shtuar avull në fund të larjes, fibrat e rrobave tuaja zbuten dhe sasia e rrudhave reduktohet me një të tretën në krahasim me lavatriçet pa sistemin SteamCare. Tani mund t'i lani dhe të shtoni avull në rrobat tuaja me një trajtim dhe pa hekurosje të rregullt. Rrobat ruajnë formën dhe strukturën e tyre për më gjatë.
Mos i lani rrobat, rifreskojini ato
Ndonjëherë keni rroba që thjeshtë kanë nevojë për rifreskim e jo një larje të plotë. Me FreshScent System një aromë e freskët mund të kombinohet me avull delikat për rifreskim të plotë. Kjo shton jetëgjatësinë e veshjeve duke shmangur larjen e panevojshme, duke i mbajtur ato me një pamje, ndjesi dhe aromë të shkëlqyer.
SensiCare - E përditshmja juaj, e larë me kujdes
Sistemi ynë SensiCare siguron nivelin e duhur të kujdesit duke përshtatur kohën, energjinë dhe konsumin e ujit me sasinë e rrobave. Kjo parandalon që rrobat të lahen për një kohë tepër të gjatë dhe pëlhurat ruajnë pamjen dhe cilësinë e tyre për më gjatë.
Pëlhura duket si e re dy herë më gjatë
Sipas një testi të kryer nga Ritex në 2015 (testi nr. 15CR00099), sistemi SensiCare lejon që pëlhurat të duken si të reja dy herë më gjatë. Sensorët rregullojnë automatikisht cilësimet e ciklit sipas sasisë së rrobave që në minutën e parë, në mënyrë që të reduktojnë kohën, energjinë dhe ujin e harxhuar. Në këtë mënyrë ju mbroni rrobat tuaja dhe mjedisin në të njëjtën kohë.