Prezantimi i etiketave të reja të energjisë
Komisioni i BE-së po prezanton një rregullore revolucionare për të nxitur prodhimin e pajisjeve më efikase dhe më ekologjike. “Electrolux” po vepron me shpejtësi për të zbatuar rregullat e reja të BE-së dhe identitetin vizual të etiketave të efikasitetit të energjisë. Kjo do të ndikojë në grupet e produkteve si lavatriçet, makinat larëse dhe tharëse, lavastoviljet dhe frigoriferët, duke përfshirë frigoriferët për ruajtjen e verës.
Etiketat e reja do të jenë të dukshme për përdoruesit evropianë në internet dhe në dyqanet fizike duke filluar nga data 1 mars 2021.
Kalimi nga etiketat e vjetra të energjisë tek ato të reja
Nga nëntori i vitit 2020, të gjitha produktet e reja të “Electrolux” do të kenë dy etiketa. Njëra prej tyre që tregon klasifikimet aktuale dhe tjetra efikasitetin nga A deri në G, të cilat do të hyjnë në fuqi në vitin 2021. Prandaj, mund të ndodhë që të merrni në shtëpi një produkt me dy etiketa energjie. Etiketa e re e energjisë me kodin QR do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 1 mars 2021 dhe mund të shpërfillet deri në këtë datë.
Efikasiteti i energjisë i pajisjes që sapo keni blerë mbetet i njëjtë. Ndryshon vetëm vlerësimi, pra shkronja në etiketën e energjisë dhe jo efikasiteti i produktit.
Krahasimi midis etiketave të vjetra të energjisë dhe atyre të reja
Etiketimi i ri është më kompleks, me zëra të rinj për performancën, kërkesa më të rrepta për dizajnin ekologjik dhe një metodë të re testimi.
-
1Shkalla aktuale e etiketës, A+++ - D
Etiketa aktuale ka 4 klasa A, nga A deri tek A+++, dhe për momentin sipas tyre ofrohet shumica e produkteve. Ajo shkakton paqartësi sepse nuk jep shkallën nga klasi i lartë, i mesëm dhe i ulët i energjisë.
-
2Shkalla e re e etiketës, A-G
Imazhi i mësipërm është shembull i një ekuivalenti (klasi B) të mundshëm i etiketës së re të energjisë për një pajisje që më parë ka qenë në klasin A+++. Ndonëse efikasiteti i energjisë në vetvete nuk ndryshon, shkalla ndryshon, gjë që do të thotë se klasat e reja më të ulëta janë ende efikase sipas standardeve më të fundit. Kjo lë hapësirë në krye të shkallëzimit teksa krijohen teknologji edhe më efikase.
Propozimi për produkte më ekologjike që përfshijnë më shumë se thjesht klasin e energjisë
Si nxitës i ekologjisë, “Electrolux” propozon përvoja me produkte ekologjike që përfshijnë më shumë se thjesht klasin e energjisë.
Pajisjet tona të ftohjes mbrojnë cilësinë e ushqimeve, duke ndihmuar në shmangien e mbetjeve të ushqimeve dhe duke e bërë ngrënien ekologjike një zgjedhje të preferuar.
Gama jonë e kujdesit për enët e orienton përdoruesin të konsumojë më pak ujë dhe energji me “QuickSelect”.
Pajisjet e larjes së rrobave të “Electrolux” i mbrojnë rrobat për më gjatë dhe ofrojnë një kujdes më të mirë, duke reduktuar ndikimin në mjedis.
Angazhimi ynë ndaj ngrënies ekologjike
Ne po punojmë për ta bërë ngrënien ekologjike zgjedhjen e parë të kujtdo. Duke krijuar zgjidhje për të mbrojtur cilësinë e ushqimit, ambicia jonë është që të gjithë të mund të shijojnë një dietë të shëndetshme dhe jetë ekologjike.
Angazhimi ynë ndaj larjes ekologjike të rrobave
Padyshim, përpjekja jonë e vazhdueshme për të reduktuar konsumin e energjisë së pajisjeve tona dhe për t'i bërë ato më efikase në energji është një prej mënyrave për të ndihmuar në reduktimin e emetimeve. Mirëpo te produktet tona përfshihet më shumë se energjia. Ne po i japim një formë më të mirë jetesës, duke punuar drejt neutralitetit të karbonit deri në vitin 2030. Objektivi ynë është që rrobat tona të kenë jetëgjatësi dy herë më shumë, duke përmirësuar teknologjitë tona, duke reduktuar përdorimin e ujit, si dhe duke përgjysmuar ndikimin që kanë pajisjet tona në mjedis.
Eksploroni produktet tona ekologjike të kuzhinës që përfshijnë më shumë se thjesht efikasitetin e energjisë
Ftohja
Gama jonë e produkteve të ftohjes mbron cilësinë e ushqimeve, duke ndihmuar në minimizimin e mbetjeve ushqimore dhe duke nxitur ngrënie më ekologjike.
Ne e mbrojmë cilësinë ushqimore duke ofruar temperatura më të qëndrueshme, lagështirën e duhur dhe ndarje të izoluara në pajisjet tona.
-
300 Series ColdSense
Jetëgjatësia e përdorimit të produktit rritet dhe shija mbrohet me temperaturën e qëndrueshme dhe një ftohje 40% më të shpejtë se kontrollet standarde mekanike.
-
600 Series TwinTech® No frost
Minimizoni humbjen masive të ushqimit me 60% dhe reduktoni prishjen e ushqimit falë sistemeve të përparuara me ftohje të dyfishtë të “TwinTech® No Frost”, ruani lagështirën optimale dhe mbroni përbërësit tuaj.
-
700 Series Cooling 360°
Shmangni mbetjet ushqimore duke mbrojtur teksturën e ingredientëve në çdo kënd me qarkullimin e ajrit të ftohtë “Cooling 360” dhe pjesën e brendshme me inoks të vërtetë.
-
800 Series UltraFresh+
Zarzavatet qëndrojnë deri në 40% më të freskëta – duke i mbajtur ato me vlera ushqyese dhe duke shmangur prishjen të shpejtë në sirtarin e izoluar “UltraFresh+” me rregullimin automatik të lagështirës.
-
900 Series NaturaFresh
Ndarjet e izoluara në mënyrë të pavarur krijojnë zona me temperaturë dhe lagështirë optimale - duke ruajtur ingredientët delikatë.
Ikonat e reja të performancës në ftohje
A. Kodi i ri QR. Mund të skanohet me smartfon për më shumë informacion.
B. Klasa e efikasitetit të energjisë.
C. Konsumi vjetor i energjisë, kilovat-orë/vit.
D. Shuma e volumeve të ndarjeve të ngrirjes.
E. Shuma e volumeve të ndarjeve të ftohjes dhe ndarjeve pa ngrirje.
F. Emetimet e zhurmave akustike në ajër.
Lavastovilje
Gama jonë e kujdesit për enët mund të përshtatet dhe ndihmon që të bëni zgjedhje më ekologjike.
“QuickSelect” e udhëzon përdoruesin në zgjedhjet që përdorin më pak burime, si ujë dhe energji.
-
300 Series AirDry
Kurseni energji duke u mbështetur në qarkullimin natyror të ajrit - nuk përfshihet tharja me ventilator. Prisni performancë deri në 3 herë më të mirë krahasuar me sistemet me dyer të mbyllura.
-
600 Series SatelliteClean®
Mbulim uji deri në 3 herë më i mirë se konfigurimet standarde, duke i bërë enët të shkëlqejnë pa harxhuar ujë.
-
600 Series QuickSelect
Merrni informacione të rëndësishme mbi programin e zgjedhur, duke ju lejuar të merrni vendime më ekologjike.
-
700 Series MaxiFlex
Një miks gjenial i sirtarëve dhe i ndarëseve ndihmon në maksimizimin e kapacitetit të makinerisë suaj larëse, duke kursyer ujë dhe energji gjatë këtij procesi.
Ikonat e reja të performancës së lavastoviljeve
A. Kodi i ri QR. Mund të skanohet me smartfon për më shumë informacion.
B. Klasa e efikasitetit të energjisë.
C. Konsumi i energjisë për 100 cikle “Eco” (Ekonomik).
D. Kapaciteti nominal i cilësimeve të vendeve për programin “Eco” (Ekonomik).
E. Kohëzgjatja e programit “Eco” (Ekonomik).
F. Konsumi i ujit për cikël.
G. Emetimet e zhurmave akustike në ajër.
Eksploroni produktet tona ekologjike të larjes që përfshijnë më shumë se thjesht efikasitetin e energjisë
Objektivi ynë për vitin 2030 - T'i bëjmë rrobat të rezistojnë dy herë më gjatë, duke përgjysmuar ndikimin e tyre në mjedis
Duke modernizuar teknologjinë tonë të kujdesit për të gjitha rrobat dhe duke frymëzuar zakone të kujdesit më të mirë, ne synojmë të reduktojmë ndikimin në mjedis të kujdesit dhe të zgjasim jetëgjatësinë mesatare të rrobave.
Lavatriçe
Lavatriçet tona të serisë “PerfectCare” vijnë me programe që jo vetëm pastrojnë, por edhe ruajnë ndjesinë dhe strukturën e pëlhurave, duke u dhënë rrobave më shumë jetëgjatësi.
-
600/700/800 Series AutoDose
Dozimi i saktë i detergjentit me “AutoDose” u jep mundësinë rrobave të bardha të qëndrojnë të bardha dhe ngjyrat ta ruajnë gjallërinë e tyre. Mungesa e mbetjeve të detergjentit nënkupton se ne kontribuojmë në një përdorim ekologjik të detergjenteve. Learn more
-
700 Series SteamCare System
Shtoni avull në fund të larjes për të reduktuar rrudhosjet. Ose përdorni programin “FreshScent” për të shtuar avull dhe për të rifreskuar rrobat tuaja. Kjo do të kursejë më shumë se 40 l ujë për cikël, testuar në 1 kg rroba delikate duke përdorur programin “FreshScent”, krahasuar me përdorimin e programit “Delicates”.
-
Programi 800 Series UltraCare
Programi “Ultrawash” 59 min përzien paraprakisht detergjentin për pastrim më të shpejtë dhe më efikas në temperatura më të ulëta. Programi “UltraWash” pastron plotësisht në temperaturë 30ºC dhe kursen më shumë se 30% energji, krahasuar me një program pambuku në temperaturë 40ºC.
-
900 Series ColourCare System
Ngjyrat nuk zbehen, me ujë të purifikuar në temperatura më të ulëta*. Rritja e jetëgjatësisë së rrobave në nëntë muaj ndihmon në reduktimin e mbetjeve të karbonit dhe gjurmës së ujit me rreth 20–30% secila*. *Burimi: www.wrap.org.uk.
Ikonat e reja të performancës së lavatriçeve
A. Kodi i ri QR. Mund të skanohet me smartfon për më shumë informacion.
B. Klasa e efikasitetit të energjisë.
C. Konsumi i ponderuar i energjisë për 100 cikle.
D. Kapaciteti nominal i programit “Eco” (Ekonomik).
E. Klasa e efikasitetit të tharjes me centrifugim.
F. Kohëzgjatja e programit “Eco” (Ekonomik).
G. Konsumi i ponderuar i ujit për cikël.
H. Emetimet e zhurmave akustike në ajër.
Pajisje për Larje-Tharje
Lavatriçet me tharëse të serisë “PerfectCare” janë projektuar dhe optimizuar për të funksionuar së bashku. Përfitoni të njëjtat rezultate si të përdornit dy pajisje të ndryshme.
-
700 Series SteamCare System
Pastroni me avull dhe rifreskoni edhe rrobat delikate si kashmiri, falë mënyrës sonë të personalizuar për të prodhuar avull - brenda kazanit, për më shumë delikatesë. Në veshje, temperatura maksimale nuk do të kalojë asnjëherë 40ºC.
-
Programi 800 Series UltraCare
“UltraCare System” e përzien paraprakisht detergjentin përpara hyrjes në kazan, për pastrim më të shpejtë dhe efikas në temperatura të ulëta. Një larje në temperaturë më të ulët konsumon më pak energji. Duke shkuar nga 40° në 30° mund të kursejë deri në 35% të konsumit të energjisë. Mësoni më shumë
-
900 Series DelicateCare System
Veshjet nuk ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt ose dëmtuese, që do të thotë se jetëgjatësia e tyre rritet. Ju mund të kurseni deri në 45%* energji duke përdorur një lavatriçe me tharëse me pompë nxehtësie, krahasuar me lavatriçet me tharëse me kondensim. (*Duke përdorur një cikël larjeje dhe tharjeje). Mësoni më shumë
Ikonat e reja të performancës së lavatriçeve me tharëse
A. Kodi i ri QR. Mund të skanohet me smartfon për më shumë informacion.
B. Klasa e efikasitetit të energjisë.
C. Konsumi i ponderuar i energjisë për 100 cikle.
D. Konsumi i ponderuar i ujit për cikël.
E. Klasa e efikasitetit të tharjes me centrifugim.
F. Kapaciteti nominal i programit “Eco” (Ekonomik).
G. Kohëzgjatja e programit “Eco” (Ekonomik).
H. Emetimet e zhurmave akustike në ajër.