KUSHTET E PËRGJITHSHME TË PËRDORIMIT TË UEBSAJTIT TË ELECTROLUX
MIRË SE VINI NË UEBSAJTIN E AB ELECTROLUX ("ELECTROLUX"). JU LUTEMI LEXONI ME KUJDES KËTO KUSHTE PËRPARA SE TË PËRDORNI UEBSAJTIN ("SAJTI"). KY SAJT MUND TË PËRDORET VETËM PËR QËLLIME INFORMACIONI. DUKE DHËNË MIRATIMIN DHE DUKE PËRDORUR SAJTIN OSE DUKE SHKARKUAR MATERIALE NGA SAJTI, JU BINI DAKORD TË ZBATONI KUSHTET E PËRGJITHSHME ("KUSHTET E PËRDORIMIT") TË PËRCAKTUARA NË KËTË NJOFTIM. NËSE NUK BINI DAKORD TË ZBATONI KËTO KUSHTE TË PËRGJITHSHME, MOS MIRATONI DHE MOS PËRDORNI APO SHKARKONI MATERIALE NGA SAJTI.
Cookies
AB Electrolux (publ.) përdor teknologjinë e "cookies" për të përmirësuar dhe lehtësuar vizitën tuaj në uebsajtin e Electrolux. Skedarët "cookies" dërgohen në kompjuterin tuaj dhe ju identifikojnë si përdorues unik dhe ruajnë preferencat tuaja personale dhe informacionin teknik. Ne përdorim:
a) "cookiesc" të përhershme (d.m.th. cookies mbeten në kompjuterin tuaj derisa ju t'i fshini) dhe
b) "cookies" të përkohshme (d.m.th. jetëgjatësia e cookies është deri në momentin kur mbyllni shfletuesin).
"cookies" në vetvete nuk përmbajnë apo zbulojnë informacion personal. Nëse jepni informacion personal përmes uebsajtit të Electrolux, informacioni mund të lidhet me të dhëna të ruajtura në cookies.
Nëse nuk pranoni përdorimin e cookies të AB Electrolux (publ.) mund të ndryshoni vendosjet e shfletuesit tuaj në mënyrë të tillë që shfletuesi të mos pranojë cookies (udhëzimet për mënyrën e ndryshimit të vendosjeve të cookies të shfletuesit tuaj duhet të gjenden në pjesën e ndihmës në shfletuesin tuaj të uebit). Nëse ndryshoni vendosjet nuk do të jeni në gjendje të aksesoni pjesë të caktuara të uebsajtit të Electrolux.
Lexoni më shumë mbi politikën tonë të kukive dhe përdorimin e kukive.
Licenca
ELECTROLUX ju jep një të drejtë joekskluzive, të patransferueshme dhe të kufizuar për të aksesuar, përdorur dhe shfaqur këtë Sajt dhe materialet në të, duke iu nënshtruar kushteve të përgjithshme të përcaktuar në këtë Marrëveshje. Ju bini dakord që të mos ndërprisni ose të përpiqeni të ndërprisni funksionimin e Sajtit në asnjë lloj mënyre.
ELECTROLUX ju autorizon të shikoni dhe të shkarkoni informacionin ("Materialet") në Sajt vetëm për përdorim personal, jokomercial. Ky autorizim nuk është e drejtë transferimi për Materialet dhe kopjet e Materialeve dhe u nënshtrohet kufizimeve të mëposhtme: 1) ju duhet të ruani të gjitha kopjet e Materialeve të shkarkuara, të gjitha të drejtat e autorit dhe njoftimet e tjera të pronësisë që përmbajnë Materialet; 2) ju nuk mund të modifikoni Materialet në asnjë lloj mënyre apo t'i riprodhoni ose t'i shfaqni ato publikisht, t'i performoni ato ose t'i shpërndani, apo në një mënyrë tjetër t'i përdorni ose t'i komunikoni ato për ndonjë qëllim publik ose komercial; dhe 3) nuk duhet t'i transferoni Materialet te ndonjë person tjetër përveçse kur u jepni njoftim, dhe ata bien dakord, për detyrimet që lindin nga këto kushte të përgjithshme përdorimi. Ju bini dakord të zbatoni të gjitha kufizimet shtesë të shfaqura në Sajt sipas përditësimeve të herëpashershme. Ky Sajt, duke përfshirë të gjitha Materialet, kanë të drejta autori dhe mbrohen nga ligjet botërore të të drejtave të autorit dhe dispozitat e marrëveshjeve. Ju bini dakord të zbatoni të gjitha ligjet botërore të të drejtave të autorit gjatë përdorimit tuaj të këtij Sajti dhe të parandaloni çdo kopjim të paautorizuar të Materialeve. Përveçse siç jepet këtu shprehimisht, ELECTROLUX nuk jep asnjë të drejtë shprehimisht apo në mënyrë të nënkuptuar për ju për çdo patentë, dizajn, markë tregtare, të drejtë autori apo legjislacion të sekretit tregtar.
Llogaritë e përdoruesve
Juve mund t'ju kërkohet të hapni një llogari për të qenë në gjendje të aksesoni pjesë të caktuara të kufizuara të Sajtit. Në rast të tillë duhet të plotësoni procesin e regjistrimit duke na dhënë informacion të plotë dhe të saktë siç përcaktohet në formularin përkatës të regjistrimit. Do t'ju kërkohet gjithashtu të zgjidhni një fjalëkalim. Ju jeni plotësisht përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së fjalëkalimit dhe llogarisë suaj. Gjithashtu, ju jeni plotësisht përgjegjës për të gjithë aktivitetin që ndodh me llogarinë tuaj. Ju bini dakord të njoftoni menjëherë ELECTROLUX për çdo përdorim të paautorizuar të llogarisë suaj apo për shkelje të tjera të sigurisë. ELECTROLUX nuk do të jetë përgjegjës për humbjet që mund t'ju shkaktohen si rezultat i dikujt tjetër që përdor fjalëkalimin ose llogarinë tuaj.
Garancitë e përdoruesit
Ju pranoni dhe garantoni se do të përdorni Sajtin në përputhje me këtë Marrëveshje duke përfshirë ligjet dhe dispozitat sipas kësaj Marrëveshjeje dhe të zbatoni të gjitha politikat dhe rregulloret e ardhshme të Sajtit. Ju bini dakord që të mos përdorni Sajtin: (a) për të transmetuar postë të padëshiruar apo komunikime të pakërkuara; (b) për të pretenduar sikur jeni ELECTROLUX apo dikush tjetër; (c) për të falsifikuar kolonat ose për të manipuluar ndryshe identifikuesit për të fshehur origjinën e përmbajtjes së transmetuar përmes Sajtit; (d) për t'i lënë të kuptojë në mënyrë të rreme dikujt lidhjen tuaj me një person apo me një ent; (e) për të vepruar në një mënyrë që ndikon në mënyrë negative aftësinë e përdoruesve të tjerë për të përdorur Sajtin; (f) për t'u përfshirë në aktivitete që shkelin ndonjë ligj në fuqi, (g) për të postuar ose transmetuar ndonjë material që shkel në ndonjë mënyrë të drejtat e të tjerëve ose që është i paligjshëm, abuzues, diskreditues, vulgar ose në mënyrë tjetër i kundërshtueshëm ose që përmban reklama apo kërkesë në lidhje me produktet ose shërbimet; (h) për të grumbulluar ose ruajtur të dhënat personale mbi përdoruesit e tjerë në rast se nuk autorizoheni nga këta përdorues, ose (i) për të mos kryer tërheqjen e këtij autorizimi siç përshkruhet në (h). Nëse nuk zbatoni sa më lart, ju nuk mund të përdorni Sajtin, ELECTROLUX nuk do t'i nënshtrohet ligjërisht kësaj Marrëveshjeje, dhe rezervon të gjitha të drejtat e saj ligjore për këtë moszbatim.
Nëse shkelni Kushtet e përdorimit, ju jeni të detyruar të paguani kompensimin për dëmet që i shkaktohen ELECTROLUX dhe filialeve të saj si pasojë e veprimeve tuaja.
Ndryshimet
ELECTROLUX ruan të drejtën, sipas gjykimit të vet ekskluziv, të ndryshojë, të modifikojë, të shtojë apo të heqë çdo pjesë të kësaj Marrëveshjeje në tërësi apo pjesërisht, në çdo kohë. Ndryshimet në këtë Marrëveshje do të hyjnë në fuqi kur njoftimi i këtij ndryshimi të postohet në Sajt. Vazhdimi i përdorimit të Sajtit nga ana juaj pas postimit të çdo ndryshimi të kësaj Marrëveshjeje, do të konsiderohet si pranim i atyre ndryshimeve.
ELECTROLUX mund të përfundojë, ndryshojë, korrigjojë çdo gabim apo fshirje të një pjese të Sajtit, të bëjë ndryshime të tjera në Sajt, në materialet dhe produktet, programet, shërbimet apo çmimet (nëse ka) të përshkruara në Sajt, të pezullojë apo të ndërpresë një aspekt të Sajtit, duke përfshirë disponueshmërinë e veçorive në Sajt, në çdo kohë pa njoftim. ELECTROLUX mund të vendosë gjithashtu kufizime për disa veçori apo shërbime të caktuara ose të kufizojë aksesin tuaj në disa pjesë ose në të gjithë Sajtin pa njoftim paraprak apo detyrim. ELECTROLUX mund të përfundojë autorizimin, të drejtat dhe licencën e dhënë më lart në çdo kohë dhe, pas këtij përfundimi, ju duhet të shkatërroni menjëherë të gjitha Materialet.
Miratimi i të drejtave të pronës intelektuale. Ju bini dakord se të gjitha të drejtat e pronës intelektuale (duke përfshirë, por pa u kufizuar me, të drejtat e autorit, patentat, ekspertizën, informacionin konfidencial, të drejtat e databazës, dhe të drejtat për markat tregtare dhe dizajnet (qofshin të regjistruara apo të paregjistruara) në Sajt i përkasin ELECTROLUX ose licencuesve të saj. Të gjitha vlerat e patrupëzuara dhe të drejtat e pronës intelektuale që lindin përmes përdorimit të këtyre të drejtave të pronës intelektuale që i përkasin ELECTROLUX do t'i përkasin ELECTROLUX.
Ndarja e informacionit tuaj me Electrolux
Ndarja e informacionit tuaj identifikues personal na mundëson t'ju ofrojmë një numër përfitimesh. Përdorimi i llogarisë suaj personale ose një regjistrimi tjetër do t'jua bëjë më të thjeshtë dhe më të lehtë:
• Të regjistroni blerjen tuaj në mënyrë që të mund të merrni të gjitha përfitimet që ju takojnë nga blerja që keni bërë
• Të kërkoni informacion specifik për produktin dhe interesat tuaja
• Të merrni mesazhe të personalizuara mbi ofertat dhe ftesat e veçanta
• Të kryeni më lehtë blerjen e aksesorëve dhe pjesëve të këmbimit të Electrolux në internet
• Të merrni njoftime dhe informacion mbi ngjarjet dhe promocionet për të cilat jeni regjistruar
Kjo do të na lejojë gjithashtu të kryejmë kërkime tregu dhe statistikore për të na ndihmuar të zhvillojmë produkte më të mira, për të përmirësuar uebsajtet tona dhe për të njohur më mirë klientët tanë. Ju mund të zgjidhni të ndani informacionin tuaj me ne duke përdorur disa mënyra në internet, si p.sh. duke plotësuar një formular regjistrimi për t'u bërë anëtar i "My Pages" (Faqet e mia), duke porositur shërbimin ose instalimin, duke hyrë në një konkurs, duke marrë pjesë në një ngjarje, duke regjistruar një ngjarje, duke blerë në një dyqan në internet ose duke marrë pjesë në një promocion, ose duke u abonuar në një buletin informativ.
Ju lutemi vini re se informacioni juaj identifikues personal do të ruhet në një databazë qendrore të Electrolux dhe mund të transferohet nga vendi juaj i origjinës te kompanitë e tjera Electrolux në mbarë botën, të cilat mund të komunikojnë me ju mbi produktet tona ose ofertat e veçanta. Nëse nuk dëshironi të merrni promocione, mund të na njoftoni duke mos pranuar miratimin në formularin e regjistrimit.
Informacioni mund të administrohet dhe trajtohet nga palë të Electrolux të përzgjedhura me kujdes. Përveçse siç jepet më lart, ky informacion nuk do t'i jepet ndonjë pale të tretë përveçse kur kemi miratimin tuaj për të vepruar kështu.
Nëse dëshironi të ndalojmë dërgimin e ofertave të personalizuara ose informacionit, mund të na njoftoni duke përdorur funksionet e daljes nga opsioni që jepen në email ose në faqen e llogarisë suaj. Nëse dëshironi që ne të fshijmë të dhënat tuaja, ju mund të na njoftoni duke çaktivizuar krejtësisht llogarinë tuaj.
Ju lutemi vini re se informacioni juaj identifikues personal që jepet për porositë në dyqanin e internetit ose në kërkesën për shërbim, do të përdoret vetëm për të plotësuar detyrimet tona ndaj jush, përveçse kur krijoni gjithashtu një llogari ose abonoheni në promocionet tona.
Informacioni i dhënë prej jush
Çdo informacion identifikues personal që mund të jepni te ELECTROLUX përmes këtij sajti mbrohet nga ligjet në fuqi. . Megjithatë, përmes Sajtit ju nuk duhet të dërgoni informacion konfidencial ose informacion pronësie te ELECTROLUX. Ju bini dakord që çdo informacion apo material që ju ose individët që veprojnë për llogarinë tuaj i japin ELECTROLUX nuk do të konsiderohet konfidencial ose informacion pronësie. Duke dhënë informacion apo materiale të tilla te ELECTROLUX, ju i jepni dhe i transferoni plotësisht ELECTROLUX të gjitha të drejtat tuaja të pronësisë intelektuale për këtë informacion dhe material dhe ELECTROLUX është i lirë të përdorë, riprodhojë, performojë, transmetojë publikisht, shpërndajë, modifikojë dhe licencojë këtë informacion dhe material, dhe ju gjithashtu bini dakord që ELECTROLUX është i lirë të përdorë çdo ide, koncepte apo ekspertizë që ju ose individët që veprojnë për llogarinë tuaj i japin ELECTROLUX. Ju garantoni gjithashtu se nuk do të jepni informacion apo materiale te ELECTROLUX të cilat janë diskredituese, kërcënuese, të pahijshme, ngacmuese, ose ndryshe të paligjshme sipas cilitdo ligji në fuqi, ose që përmbajnë materiale pronësie të një tjetri. ELECTROLUX ruan të drejtën që, sipas gjykimit të vet ekskluziv, të heqë informacionin e dhënë nga ju nga Sajti.
Siguria
Ju nuk mundeni që: (a) të përdorni një pajisje apo softuer që është në gjendje të ndërhyjë në funksionimin e Sajtit; ose (b) të ndërmerrni ndonjë veprim, që vendos ngarkesë jashtëzakonisht të lartë ose të paarsyeshme në infrastrukturën e Sajtit (si p.sh. dërgimi i emaileve në masë - "spamming"), ose (c) të ndërhyni ose ngacmoni softuerin e Sajtit ose funksionimin e tij. Kjo përfshin vendosjen në Sajt të materialeve të infektuara me viruse, trojanë, bomba logjike ose elementë të tjerë që mund të dëmtojnë ose mund të interferojnë me strukturën e programimit të Sajtit.
Uebsajtet e palëve të treta.
ELECTROLUX nuk merr përsipër të monitorojë ose të rishikojë përmbajtjen e sajteve të palëve të treta dhe ELECTROLUX nuk është përgjegjës për saktësinë apo besueshmërinë e këtyre uebsajteve të palëve të treta. Gjithashtu, ELECTROLUX mund të japë në këtë sajt lidhje drejt uebsajteve që administrohen nga ente të tjera. Nëse përdorni këto Sajte, ju do të largoheni nga ky Sajt. Nëse vizitoni ndonjë Sajt të lidhur, ju do të veproni kështu duke marrë vetë parasysh rrezikun dhe është përgjegjësia juaj që të merrni të gjitha masat mbrojtëse për t'u ruajtur kundër viruseve ose elementëve të tjerë shkatërrues. ELECTROLUX nuk jep asnjë garanci apo siguri në lidhje me uebsajtet e lidhura ose informacionin që shfaqet në to ose në produktet apo shërbimet e tjera në to. Lidhjet nuk nënkuptojnë se ELECTROLUX apo sponsorët e këtij Sajti, miratojnë, janë të lidhur apo të autorizuar ligjërisht të përdorin markat tregtare, emrin tregtar, logon apo simbolin e të drejtës së autorit që shfaqet në lidhjet ose është i aksesueshëm përmes tyre, ose se ndonjë Sajt i lidhur është i autorizuar të përdorë markat tregtare, emrin tregtar, logon apo simbolin e të drejtës së autorit të ELECTROLUX ose të një prej filialeve ose degëve të tij.
Lidhjet e jashtme drejt Sajtit
Të gjitha lidhjet drejt Sajtit duhet të miratohen me shkrim nga ELECTROLUX, përveçse nëse ELECTROLUX miraton lidhjet në të cilat: (i) lidhja është lidhje vetëm me tekst që përmban emrin "ELECTROLUX" dhe nuk përmban ndonjë nga markat tregtare të pronësisë të ELECTROLUX ose licencuesve të tij; (ii) lidhjet "drejtohet" vetëm te www.electrolux.com dhe jo në faqe më të thella;(iii) lidhja, kur aktivizohet nga përdoruesi, shfaq atë faqe në ekran të plotë në një dritare shfletuesi plotësisht të përdorshme dhe të navigueshme dhe jo brenda një "kornize" në uebsajtin e lidhur; dhe (iv) pamja, pozicioni dhe aspektet e tjera të lidhjes nuk duhet të krijojnë as pamje të rreme se një njësi apo aktivitetet ose produktet e saj shoqërohen ose sponsorizohen nga ELECTROLUX dhe as nuk janë të tilla që të dëmtojnë apo ulin efektin e vlerave të patrupëzuara që shoqërojnë emrin dhe markat tregtare të ELECTROLUX ose Filialeve të tij. ELECTROLUX ruan të drejtën të revokojë këtë miratim të lidhjes në çdo kohë sipas gjykimit të vet ekskluziv.
Përjashtimi i garancive të nënkuptuara.
Megjithëse është ushtruar kujdesi i duhur për të siguruar përmbajtjen e informacionit në Sajt, ELECTROLUX nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për të. MATERIALET MUND TË PËRMBAJNË PASAKTËSI DHE GABIME TIPOGRAFIKE. ELECTROLUX NUK GARANTON SAKTËSINË APO TËRËSINË E MATERIALEVE APO BESUESHMËRINË E NDONJË KËSHILLE, OPINIONI, DEKLARATE APO INFORMACIONI TJETËR TË SHFAQUR APO TË SHPËRNDARË PËRMES SAJTIT. JU PRANONI SE ÇDO MBËSHTETJE NË NJË OPINION TË TILLË, KËSHILLË, DEKLARATË, MEMORANDUM, APO INFORMACION DO TË KRYHET PREJ JUSH DUKE MARRË VETË PËRSIPËR RREZIKUN. E GJITHË PËRMBAJTJA JEPET "SIÇ ËSHTË" DHE "SIÇ DISPONOHET". ELECTROLUX SHPREHIMISHT HEQ DORË NGA ÇDO GARANCI E ÇFARËDO LLOJI, TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR ME, GARANCITË E TREGTUESHMËRISË APO PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, MOS-SHKELJEN OSE FUNKSIONIMIN E KËTIJ SAJTI OSE PËRMBAJTJEN E TIJ. ELECTROLUX NUK GARANTON DHE AS NUK JEP GARANCI NË LIDHJE ME SIGURINË E KËTIJ UEBSAJTI. JU PRANONI SE ÇDO INFORMACION I DËRGUAR MUND TË INTERCEPTOHET. ELECTROLUX NUK GARANTON SE UEBSAJTI APO SERVERËT QË PËRBËJNË KËTË SAJT TË DISPONUESHËM OSE KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE TË DËRGUARA NGA ELECTROLUX JANË PA VIRUSE APO ELEMENTË TË TJERË TË DËMSHËM. PËRJASHTOHEN TË GJITHA GARANCITË DHE KUSHTET E TILLA PËRVEÇSE DERI NË MASËN KU LIGJI E NDALON PËRJASHTIMIN E TYRE.
Kufizimet e përgjegjësisë
NË ASNJË RAST ELECTROLUX NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS PËR NDONJË DËM TË DREJTPËRDREJTË, TË TËRTHORTË, PASUES, DËMTUES, TË VEÇANTË APO AKSIDENTAL (DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR ME, DËMET PËR HUMBJEN E BIZNESIT, KONTRATËS, FITIMEVE, TË DHËNAVE, INFORMACIONIT APO NDËRPRERJEN E BIZNESIT) QË REZULTOJNË OSE QË LINDIN NGA OSE NË LIDHJE ME PËRDORIMIN, APO PAMUNDËSINË E PËRDORIMIT TË KËTIJ SAJTI APO PËRMBAJTJES SË TIJ OSE NGA APO NË LIDHJE ME KËTË MARRËVESHJE, EDHE NËSE ELECTROLUX ËSHTË KËSHILLUAR NË LIDHJE ME MUNDËSINË E KËTYRE DËMEVE. PËRVEÇ KUSHTEVE TË PËRCAKTUARA KËTU, NË ASNJË RAST ELECTROLUX NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS PËR NDONJË GABIM, PASAKTËSI, FSHIRJE, APO DEFEKTE TË TJERA OSE SHFAQJE NË KOHË TË PAPËRSHTATSHME, TË INFORMACIONIT QË PËRMBAN KY SAJT.
Detyra e zbutjes së humbjeve.
Pa paragjykuar kufizimin e përgjegjësisë të përcaktuar këtu, ju do të merrni të gjitha hapat e arsyeshëm për të zbutur humbjet tuaja që lindin në lidhje me ndonjë pretendim apo padi (qoftë për neglizhencë, shkelje e kontratës ose ndryshe), që ju mund të sillni kundër ELECTROLUX.
Njoftimet
Të gjitha referencat për "me shkrim", "njoftime", dhe "njoftim" dhe të gjitha shprehjet e ngjashme do të mbulojnë metodat elektronike të komunikimit (për shembull emailin) me kusht që pala që mbështetet në komunikim ruan prova të pranueshme se komunikimi është dërguar dhe është marrë.
Shigjeta kohore dhe riformulimi
Çdo shkak padie që mund të keni në lidhje me përdorimin nga ana juaj të Sajtit duhet të nisë brenda një (1) viti pas lindjes së pretendimit apo shkakut të padisë. Nëse për ndonjë arsye një gjykatë e juridiksionit kompetent konstaton se një prej dispozitave të Marrëveshjes ose pjesë këtu, është e pazbatueshme, ajo dispozitë do të zbatohet në masën maksimale të lejueshme në mënyrë që të ndikojë qëllimin e Marrëveshjes dhe pjesa tjetër e Marrëveshjes do të vazhdojë të jetë plotësisht në fuqi.
Për aksesin nga territoret dhe vendndodhjet jashtë Suedisë ELECTROLUX nuk jep asnjë garanci se materialet në këtë Sajt janë të përshtatshme apo të disponueshme për përdorim në vendndodhje të tjera jashtë Suedisë dhe ndalohet aksesi në to nga territoret ku përmbajtja e tyre është e paligjshme. Nëse aksesoni këtë Sajt nga vendndodhje jashtë Suedisë, jeni përgjegjës për të zbatuar të gjitha ligjet vendase. Ligjet që qeverisin kontratën.
Përdorimi juaj i këtij sajti dhe i këtyre kushteve të përdorimit do të qeveriset nga ligjet e Mbretërisë së Suedisë, pa ndikuar në konfliktin e dispozitave ligjore.