Zbuloni botën e gatimit me avull
Arsyet për të gatuar me furrë me avull
Zgjidhni avullin për rezultate të shëndetshme që nuk cenojnë shijen.
Furrat tona me avull kanë të gjitha cilësimet e zakonshme që njihni, por me opsionin të shtuar dhe avullin tashmë.
Dhe nuk është e ndërlikuar, mjafton të mbushni depozitën me ujë përpara se të fusni ushqimin dhe të zgjidhni përqindjen e avullit që duhet shtuar në gatim.
-
Filloni të përdorni furrën tuaj
Mirë se vinin në një përditshmëri më të shijshme me avull! Ja t'ju tregojmë disa këshilla e teknika se si furra juaj me avull sjell më të mirën në gatimin tuaj.
-
Mësoni bazat e gatimit me avull
Nuk ka pse të jeni shef kuzhine për të gatuar me avull, është e thjeshtë. Arritja e koreve më krokante, brendësive të njoma dhe perimeve vibrante nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Dhe oriz, bishtaja e drithëra perfekte çdo herë.
-
Sekreti për një gatim perfekt në vakum!
Shpalosni sekretet e gatimit me vakum - gatimi me vakum është një teknikë franceze që ndjek procesin e thjeshtë të vendosjes së përbërësve në qeska hermetizuese vakumi dhe vendosjen e qeskës në një banjë uji të ngrohur.
-
Rigjenerimi i avullit
Furrat tona me avull i bëjnë ushqimet e mbetura të kenë një shije si të sapo gatuara — thjesht përdorni funksionin e rigjenerimit me avull për
të ngrohur sërish bukën, makaronat, orizin, patatet dhe shumë më tepër. Ruajeni shijen dhe freskinë e ushqimeve të mbetura.
Çfarë është gatimi me avull?
Gatimi me avull përdor fuqinë e lagështirës për ta transferuar nxehtësinë më me efikasitet. Lagështira parandalon dhe avullimin e lëngjeve, duke ruajtur shijen dhe teksturën e përbërësve tuaj me ngrohje delikate dhe të njëtrajtshme që të mos shkatërrohet asgjë. Në këtë mënyrë do të keni një anë të jashtme krokante pa e mbigatuar apo nëngatuar brendësinë.
-
Fiksoni shijen dhe vlerat ushqyese
Gatimi me avull qëndron për shumë më shumë se kore krokante. Duke kombinuar nxehtësinë dhe avullin, evitoni avullimin e lagështirës, duke ruajtur shijen dhe duke maksimizuar teksturën te mishi, peshku dhe lazanjat, sa për të përmendur disa nga të preferuara tona.
-
Një mënyrë më përgjegjëse gatimi
Kur e ngrohni ujin në furrë për të krijuar avull, nxehtësia i depërton më thellë dhe shpejt ushqimet, çka mund ta ulë kohën e gatimit. Kjo ndodh pasi nxehtësia përçohet më lehtë përmes ujit sesa përmes ajrit të nxehtë. Çka do të thotë më pak impakt për planetin dhe fatura më të lira për ju.
-
Më e lehtë se ç'mendoni
Me funksionin tonë Steamify krijimi i vakteve të arrira është aq i thjeshtë sa të përdorni një furrë të zakonshme me konveksion. Thjesht rrëshqitni gishtin përgjatë ekranit me prekje për të zgjedhur llojin e teknikës së gatimit dhe pjesën tjetër e bën furra. E vetmja gjë që nuk bën është të presë mishin.