Njihuni me aspiratorët tanë

Pikënisja më e zakonshme përcaktohet nga vendi ku do të futet aspiratori; nëse do të jetë mbi banakun e mesit të kuzhinës, nëse do të montohet në mur të brendshëm apo të jashtëm, apo nëse do të integrohet brenda mobilieve të kuzhinës. Ne e kemi organizuar këtë udhëzues sipas vendit të instalimit të aspiratorit brenda kuzhinës.

Lexo më shumë

Aspiratorë me montim në mur

Ky lloj aspiratori oxhaku dekorativ përdoret nëse pianura ndodhet përpara një muri dhe mund të integrohet si element dizajni midis dy njësive muri ose të vendoset lirisht në mur. Aspiratorët e oxhakut ofrohen në një larmi stilesh dhe përmasash, kryesisht një gjerësi prej 60, 90 dhe 120 cm. Të gjithë ofrojnë aspirim ose nga sipërfaqja ose nga anët.

Modelet tona me montim në mur

  • T-shape Hood
    Aspiratorë në formë T

    Dizajni i thjeshtë dhe klasik i aspiratorëve të oxhakut lë shenjë në kuzhinën tuaj, ndaj nuk bëni kompromise mes formës dhe funksionit.

  • Vertical hood
    Aspiratorë vertikalë

    Aspiratorët vertikalë përdoren nëse pianura ndodhet përkundër një muri. Këta vendosen me njësi aspirimi sipërfaqësore diagonale ose anësore thuajse vertikale dhe avujt aspirohen për lart/mbrapa. Gama e dizajneve të ndryshme i bën ato veçanërisht dekorative.

     
  • Pyramid hood
    Aspiratorët piramidë

    Aspiratorët me formë klasike që e freskojnë me efikasitet ajrin e kuzhinës duke garantuar ambient të këndshëm pas gatimit.

     
  • Glass hood
    Aspiratorët e xhamit

    Me stilin e tyre elegant në inoks dhe xham, aspiratorët e xhamit do të lënë mbresa të forta në paraqitjen e kuzhinës suaj.

     

Riqarkullim apo aspirim?

modalitetin e riqarkullimit, aspiratorët përdorin një ventilator për të thithur avujt, i kalojnë avujt përmes një filtri yndyre të bërë prej metali (filtër i përhershëm) ose leshi (filtër i ndërrueshëm) për të hequr yndyrën për arsye higjienike dhe më pas thithin aromat duke përdorur një filtër të integruar karboni aktiv. Ajri i pastruar më pas përcillet përsëri në dhomë. Në modalitetin e aspirimit, aspiratorët përdorin një ventilator për të thithur avujt, i kalojnë avujt përmes një filtri yndyre të bërë prej metali (filtër i përhershëm) ose leshi (filtër i ndërrueshëm) për të hequr yndyrën për arsye higjienike dhe për ta fryrë ajrin e filtruar në natyrë. Për aspiratorët e oxhakut, ajri i shkarkimit mund të kalojë përmes murit prapa aspiratorit ose përmes një kanali aspirues anësor.

 
Lexo më shumë

Karakteristikat e disponueshme brenda aspiratorëve tanë me montim në mur

  • SilenceTech
    SilenceTech Icon
    SilenceTech

    Aspiratori SilenceTech largon avujt e gatimit nga kuzhina juaj, shumë qetë edhe në fuqi maksimale. Teknologjia jonë e avancuar bën që të fokusoheni në krijimin e gatimeve të shijshme në një ambient të pastër dhe të paqtë.

     
  • Breeze
    Breeze Icon
    Breeze

    Funksioni Breeze freskon ajrin në kuzhinën tuaj me një nivel të ulët zhurme kur të keni mbaruar gatimin. Tani mund të relaksoheni ose të argëtoheni në një mjedis pa tym dhe të këndshëm pas vaktit tuaj.

     
  • Hob2Hood®
    Hob2Hood® Icon
    Hob2Hood®

    Funksioni Hob2Hood® lidh me valë pianurën me aspiratorin. Filloni gatimin dhe pianura i rregullon automatikisht cilësimet, duke ofruar thithje optimale në bazë të fuqisë së zgjedhur në të. Ajo bën punën e vështirë që t'i keni mendjen dhe duart te gatimi.

     
  • LED
    LED Icon
    LED

    Gëzoni ndriçim profesional ndërsa gatuani. Dritat tona LED përdorin shumë më pak energji se dritat e tjera dhe ofrojnë shikueshmëri të shkëlqyeshme në kuzhinë, duke ju siguruar që të gatuani me besim dhe shkathtësi më të madhe.

     

Aspiratorë të integruar

Aspiratorët e integruar instalohen në një njësi muri. Kanali i shkarkimit mund të kalohet përmes tavanit ose anash përgjatë njësive të murit. Aspiratorët e integruar lejojnë që hapësira të përdoret për shfrytëzim optimal në kuzhinë.

Modelet tona të integruara

  • Pull-out hood
    Aspiratorët me tërheqje

    Fshehur në njësinë mbi pianurë, aspiratori me tërheqje është i dukshëm vetëm kur përdoret. Tërhiqeni aspiratorin për të aktivizuar nxjerrësin gjatë gatimit dhe shtyjeni sërish në vend kur nuk ju duhet.

     
  • Built-in hood
    Aspiratorët inkaso

    Aspiratorët inkaso janë nxjerrësit tanë më diskretë. Fshehur në mobilie, menaxhojnë ajrimin, ndriçojnë pa u dukur vetë.

     
  • Flip open hood
    Aspiratorët me palosje

    Fshehur në mobilien mbi pianurë, janë të dukshëm vetëm kur nevojiten- hapeni lehtë me palosje për të aktivizuar nxjerrjen e ajrit gjatë gatimit dhe shtyjeni sërish në vend kur keni mbaruar.

     
  • Traditional hood
    Aspiratorët tradicionalë

    Dizajni tradicional e këtyre aspiratorëve përshtatet më së miri me të gjitha kuzhinat. Ai integrohet më së miri me pajisjet tuaja të tjera, pavarësisht stilit tuaj personal.

     

Riqarkullim apo aspirim?

modalitetin e riqarkullimit, aspiratorët përdorin një ventilator për të thithur avujt, i kalojnë avujt përmes një filtri yndyre të bërë prej metali (filtër i përhershëm) ose leshi (filtër i ndërrueshëm) për të hequr yndyrën për arsye higjienike dhe më pas thithin aromat duke përdorur një filtër të integruar karboni aktiv. Ajri i pastruar më pas përcillet përsëri në dhomë. Në modalitetin e aspirimit, aspiratorët përdorin një ventilator për të thithur avujt, i kalojnë avujt përmes një filtri yndyre të bërë prej metali (filtër i përhershëm) ose leshi (filtër i ndërrueshëm) për të hequr yndyrën për arsye higjienike dhe për ta fryrë ajrin e filtruar në natyrë. Në aspiratorët e integruar, avujt nxirren me aspirim përmes sipërfaqes.

Lexo më shumë

Karakteristikat e disponueshme brenda aspiratorëve tanë të integruar

  • Breeze feature
    Breeze icon
    Breeze

    Funksioni Breeze freskon ajrin në kuzhinën tuaj me një nivel të ulët zhurme kur të keni mbaruar gatimin. Tani mund të relaksoheni ose të argëtoheni në një mjedis pa tym dhe të këndshëm pas vaktit tuaj.

     
  • Hob2Hood® feature
    Hob2Hood® icon
    Hob2Hood®

    Funksioni Hob2Hood® lidh me valë pianurën me aspiratorin. Filloni gatimin dhe pianura i rregullon automatikisht cilësimet, duke ofruar thithje optimale në bazë të fuqisë së zgjedhur në të. Ajo bën punën e vështirë që t'i keni mendjen dhe duart te gatimi.

     
  • LED feature
    LED icon
    LED

    Gëzoni ndriçim profesional ndërsa gatuani. Dritat tona LED përdorin shumë më pak energji se dritat e tjera dhe ofrojnë shikueshmëri të shkëlqyeshme në kuzhinë, duke ju siguruar që të gatuani me besim dhe shkathtësi më të madhe.

Modelet për banakë mesi, syprina dhe tavan

Nëse keni një banak mesi kuzhine, mund të zgjidhni midis aspiratorëve diskretë, si p.sh. aspiratorët e montuar në tavan dhe aspiratorët e syprinës, ose një aspirator më dekorativ, si p.sh. një aspirator banaku mesi me varje të lirë që i jep kuzhinës tuaj stil të veçantë - të gjithë janë të pajisur me funksione që të mund të gëzoni atmosferë të freskët në kuzhinën tuaj.

Modelet tona për banakë mesi, syprina dhe tavan

  • Island hood
    Aspiratorët për banakë mesi

    Aspiratorët në varje të lirë janë projektuar për t'u vendosur mbi banakët e mesit të kuzhinës. Aspiratori plotëson dizajnin e kuzhinës, ndërsa motori i fuqishëm largon avujt dhe erërat.

     
  • Ceiling hood
    Aspiratorët për tavane

    Instalohen në tavanin e kuzhinës. Ky aspirator gatimi diskret jo vetëm që pastron ajrin, por ruan një finicion elegant të hapësirave të njësuara të kuzhinave me plan të hapur.

     
     
  • Downdraft hood
    Aspiratorët me thithje poshtë

    Fshehur në syprinë derisa t'ju nevojiten. Shtypni një buton për ta ngritur aspiratorin nga syprina dhe aktivizojeni kur gatuani. Kur të mbaroni me gatimin, thjesht rrëshqiteni poshtë.

     

Riqarkullim apo aspirim?

modalitetin e riqarkullimit, aspiratorët përdorin një ventilator për të thithur avujt, i kalojnë avujt përmes një filtri yndyre të bërë prej metali (filtër i përhershëm) ose leshi (filtër i ndërrueshëm) për të hequr yndyrën për arsye higjienike dhe më pas thithin aromat duke përdorur një filtër të integruar karboni aktiv. Ajri i pastruar më pas përcillet përsëri në dhomë. Në modalitetin e aspirimit, aspiratorët përdorin një ventilator për të thithur avujt, i kalojnë avujt përmes një filtri yndyre të bërë prej metali (filtër i përhershëm) ose leshi (filtër i ndërrueshëm) për të hequr yndyrën për arsye higjienike dhe për ta fryrë ajrin e filtruar në natyrë. Për aspiratorët për banak mesi, ajri i shkarkimit mund të kalohet përmes tavanit ose përmes një kanali anësor aspirimi. Aspiratorët e tavanit dhe aspiratorët me thithje poshtë karakterizohen nga aspirimi anësor.

Lexo më shumë

Karakteristikat e disponueshme brenda aspiratorëve tanë për banakë mesi, syprina dhe tavane

  • SilenceTech feature
    SilenceTech icon
    SilenceTech

    Aspiratori SilenceTech largon avujt e gatimit nga kuzhina juaj, shumë qetë edhe në fuqi maksimale. Teknologjia jonë e avancuar bën që të fokusoheni në krijimin e gatimeve të shijshme në një ambient të pastër dhe të paqtë.

  • Breeze feature
    Breeze icon
    Breeze

    Funksioni Breeze freskon ajrin në kuzhinën tuaj me një nivel të ulët zhurme kur të keni mbaruar gatimin. Tani mund të relaksoheni ose të argëtoheni në një mjedis pa tym dhe të këndshëm pas vaktit tuaj.

  • Hob2Hood® feature
    Hob2Hood® icon
    Hob2Hood®

    Funksioni Hob2Hood® lidh me valë pianurën me aspiratorin. Filloni gatimin dhe pianura i rregullon automatikisht cilësimet, duke ofruar thithje optimale në bazë të fuqisë së zgjedhur në të. Ajo bën punën e vështirë që t'i keni mendjen dhe duart te gatimi.

  • LED feature
    LED icon
    LED

    Gëzoni ndriçim profesional ndërsa gatuani. Dritat tona LED përdorin shumë më pak energji se dritat e tjera dhe ofrojnë shikueshmëri të shkëlqyeshme në kuzhinë, duke ju siguruar që të gatuani me besim dhe shkathtësi më të madhe.

Filtrat për aspiratorë

Aspiratori juaj varet nga filtrat për performancë optimale. Mirëmbajtja dhe zëvendësimi i rregullt është thelbësor për funksionimin efikas të ventilatorit të kuzhinës. Me kalimin e kohës, yndyrat grumbullohen në filtrat e vjetër duke kufizuar qarkullimin e ajrit dhe duke shkaktuar erëra të këqija që çojnë në një reduktim të kapacitetit të ventilatorit dhe performancës së aspiratorit. Përdorni udhëzuesin e mëposhtëm për të kuptuar se cilët filtra duhet të blini sipas instalimit të aspiratorit dhe kur t'i zëvendësoni.​ ​

Filtrat e erërave me qymyr

Filtrat e erërave me qymyr instalohen ekskluzivisht në aspiratorët me modalitet riqarkullimi dhe mund të thithin aromat dhe tymrat e pakëndshme përpara se të përçojnë ajrin e filtruar në kuzhinën tuaj. Zëvendësimi dhe pastrimi i filtrit të qymyrit është thelbësor për të garantuar funksionimin optimal të aspiratorit dhe një performancë të lartë të thithjes së aromave duke garantuar një cilësi më të freskët dhe komode të ajrit të brendshëm gjatë gatimit. 

  • AEG carbon filter absorbing cooking odours from kitchen hob.
    50% filtration icon
    Njëpërdorimësh, me filtrim 50%

    OdourClean Carbon Filter ju jep deri në 50%* ajër më të freskët të kuzhinës duke hequr aromat e gatimit dhe duke dërguar ajrin e filtruar përsëri në kuzhinë. Ndërrojeni çdo 4–6 muaj** për t'u siguruar që aspiratori juaj të funksionojë në mënyrën më të mirë.

  • AEG carbon filter in a dishwasher.
    70% filtration icon.
    70% filtrim, jetëgjatësi 3-vjeçare

    OdourClean Plus Carbon Filter me larje largon deri në 70%* të tymit dhe aromave të gatimit përpara se të dërgojë ajër më të freskët në kuzhinën tuaj. Për rendiment optimale të aspiratorit, lajeni çdo 3-4 muaj** dhe zëvendësojeni çdo 2-3 vjet**.

  • AEG carbon filter in an oven.
    90% filtration icon.
    90% filtrim, jetëgjatësi 5-vjeçare

    OdourClean Pro Carbon Filter thith deri në 90%* të të gjitha aromave të pakëndshme në kuzhinën tuaj. Për të siguruar rendimentin optimal të aspiratorit, ngroheni filtrin në furrë çdo 5–6 muaj**. Ky filtër zgjat deri në 5 vjet**.

Filtri i yndyrës

Të gjithë aspiratorët janë të pajisur me filtra yndyre. Këto janë krijuar për të bllokuar grimcat e yndyrës që përmbahen në avull kur ajri kalon nëpër filtër. Kur janë të rinj ose mbahen në gjendje të pastruar siç duhet, të gjithë filtrat e yndyrës janë të pandezshëm ose rezistentë ndaj zjarrit dhe fiken vetë. Aftësia e një filtri për të kapur yndyrën është e kufizuar. Prandaj, në varësi të llojit të filtrit, filtrat e yndyrës duhet të zëvendësohen (filtra me ndërrim) ose të pastrohen (filtra me ripërdorim). Kjo kërkohet për të parandaluar formimin e depozitimeve të padëshiruara dhe johigjienike të yndyrës dhe gjithashtu për të minimizuar rrezikun e zjarrit nga yndyra. Sa më i trashë të jetë filtri i yndyrës, aq më e madhe është rezistenca e ajrit dhe aq më i ulët është efekti i thithjes. Kjo zvogëlon rendimentin e ventilimit dhe zakonisht rrit nivelin e zhurmës së aspiratorit. Aspiratorët me forcë të lartë thithjeje kanë nevojë për filtra me një trashësi të caktuar për të parandaluar thithjen e yndyrës përmes filtrit.

Lexo më shumë
  • Fleece filter
    Filtri i leshit

    Këta janë filtra me ndërrim që duhet të hidhen dhe të ndërrohen pasi ngopen. Ata nuk lahen. Filtrat zakonisht duhet të priten sipas madhësisë. Këshillohet që filtri të ndërrohet një herë në muaj. Disa lloje leshi zbardhen shumë kur kanë nevojë për ndërrim.

  • Aluminium mesh filter
    Filtri me rrjetë alumini

    Filtrat e yndyrës prej alumini mund të zbardhen në gri të hapur ose të marrin një pamje pa shkëlqim. Megjithatë, kjo nuk ka ndikim në efikasitetin e filtrit. Yndyra në filtrat që nuk pastrohen për periudha të gjata mund të bëhet si rrëshirë që hiqet më gjatë pastrimit, dhe do të duhet të ndërrohet.

  • Stainless steel mesh filter
    Filtri me rrjetë inoksi

    Filtrat e inoksit janë veçanërisht tërheqës nga ana vizuale dhe nuk zbardhen kur pastrohen në enëlarëse (programi intensiv 60–70°C).

Pastrimi dhe ndërrimi i filtrit

Rigjenerimi i një filtri të ripërdorshëm zakonisht përfshin dy faza. Fillimisht, filtri vendoset në një enëlarëse dhe pastrohet duke përdorur një program intensiv (60°C, pa enë të tjera!). Më pas lihet të thahet në ajër ose në furrë të parangrohur. Shihni udhëzimet e përdorimit për detaje të mëtejshme. Jetëgjatësia e pritshme e shërbimit është rreth 3–4 vjet në varësi të filtrit individual dhe përdorimit të tij.

 

Këshilla për përdorimin dhe funksionimin e një aspiratori

• Aspiratori duhet të ndizet disa minuta para fillimit të gatimit në mënyrë që ajri në kuzhinë të fillojë të lëvizë në kohën e duhur.

• Pasi të ketë mbaruar gatimi, ventilatori duhet të lihet të funksionojë për 10 minuta në mënyrë që erërat në dhomë të vazhdojnë të thithen dhe filtri i karbonit aktiv të thahet.

• Kuzhinat me aspirator riqarkullimi duhet të ajrosen pas gatimit për të hequr lagështinë nga dhoma.

Blini filtra aspiratori

Shënim: Stili i filtrit ndryshon sipas pajisjes. Vizitoni dyqanin e Electrolux dhe kërkoni sipas numrit të pajisjes/modelit për të gjetur pjesë dhe aksesorë të përshtatshëm.

*Bazuar në testet e brendshme sipas standardit IEC/EN 61591.
**Në bazë të përdorimit të aspiratorit. Kontrolloni manualin e përdorimit për udhëzime më të hollësishme.

Mësoni më shumë rreth aspiratorëve tanë

Nga modele të stilizuara deri tek ato më diskrete, aspiratorët tanë ndihmojnë në krijimin e ambientit të duhur për kuzhinën, ndërsa i përshtaten më së miri dizajnit të kuzhinës suaj. Mësoni gjithçka që keni nevojë për të gjetur aspiratorin e duhur për kuzhinën tuaj.

 

Aspiratorët Electrolux EcoLine

Aspiratorët Electrolux ofrojnë nxjerrje të fuqishme por të qetë, duke e mbajtur ajrin të pastër dhe kuzhinën të rehatshme. Dhe me ndriçimin e përmirësuar, është e lehtë për të parë qartë – që të mund të bëni ushqim me shije më të mirë sa herë që gatuani. 

Zbuloni aspiratorët Electrolux EcoLine

Dizajnet e aspiratorëve

Mund të zgjidhni nga shumë dizajne dhe gjerësi të ndryshme të aspiratorëve që i përshtaten kuzhinës suaj.

 
  • Wall-mounted hood
    Aspiratorët me montim në mur

    Qëndrojnë pranë murit për të minimizuar impaktin pa sakrifikuar në rendiment.

  • Integrated hood
    Aspiratorët e integruar

    Kurseni hapësirë dhe vendoseni aspiratorin poshtë mobilies mbi pianurën tuaj. Është plotësisht i fshehur derisa të vijë koha për të gatuar.

  • Island hood
    Aspiratorët për banakë mesi

    Idealë nëse keni një banak qendror në zemër të kuzhinës tuaj.

     
  • Ceiling hood
    Aspiratorët për tavane

    Një zgjidhje ideale për kuzhinat më sociale me një banak mesi. Këta aspiratorë oxhaku janë të varur nga tavani, jo me montim në mur.

     
  • Downdraft hood
    Aspiratorët me thithje poshtë

    Për t'u kombinuar me stilin e kuzhinës tuaj, këta mund të fshihen kur nuk jeni duke gatuar.

     
  • Induction hob
    Pianurë me induksion me nxjerrës

    Për liri të plotë në projektimin e kuzhinës. Një pianurë me induksion që nuk ka nevojë për aspirator konvencional pasi është i integruar në pianurë.

Black cooker hood

Madhësia dhe vendosja e aspiratorit

Aspiratori duhet të jetë konsiderueshëm më i gjerë se pianura kur është e mundur; ose të paktën duhet të jetë me të njëjtën gjerësi. Aspiratorët për banakë mesi sidomos duhet të jenë më të gjerë dhe më të thellë se pianura për shkak të qarkullimit të tërthortë të ajrit në dhomë. Aspiratorët e murit me nxjerrje anësore janë më të mirë në kapjen e avujve për shkak të shpejtësisë më të lartë të punës, kështu që një aspirator muri mund të ketë të njëjtën gjerësi me pianurën. Distanca midis aspiratorit dhe pianurës është zakonisht midis 40 dhe 75 cm. Shpesh kërkohet një distancë më e madhe për pianurat me gaz.

 
Cooking on hob
Gas hob
Pianurat e mëdha me gaz

Aspiratorët me riqarkullim nuk lejohen për pianurat e mëdha me gaz me fuqi nominale midis 11 dhe 18 kW (p.sh. pianurë me gaz me më shumë se katër vatra, apo pianurë me gaz me vatër suplementare Wok). Duhet të sigurohet një aspirator nxjerrës dhe prurje e mjaftueshme ajri ose sistem i kontrolluar i ventilimit të brendshëm. Kjo duhet të sigurojë një fluks minimal ajri prej 15 m3/orë për kW fuqi totale nominale. Duhet të sigurohen vrimat e përshtatshme të hyrjes së ajrit (rregulloret teknike për instalimet e gazit). 

 

Teknologjitë kryesore në gamën tonë të aspiratorëve

  • SilenceTech Hood
    SilenceTech

    Aspiratori SilenceTech largon avujt e gatimit nga kuzhina juaj, shumë qetë edhe në fuqi maksimale. Teknologjia jonë e avancuar bën që të fokusoheni në krijimin e gatimeve të shijshme në një ambient të pastër dhe të paqtë.

     
  • Cooker hood with Breeze function
    Breeze Icon
    Breeze

    Funksioni Breeze freskon ajrin në kuzhinën tuaj me një nivel të ulët zhurme kur të keni mbaruar gatimin. Tani mund të relaksoheni ose të argëtoheni në një mjedis pa tym dhe të këndshëm pas vaktit tuaj.

     
  • Cooker hood with Hob2Hood function
    Hob2Hood Icon
    Hob2Hood®

    Funksioni Hob2Hood® lidh me valë pianurën me aspiratorin. Filloni gatimin dhe pianura i rregullon automatikisht cilësimet, duke ofruar thithje optimale në bazë të fuqisë së zgjedhur në të. Ajo bën punën e vështirë që t'i keni mendjen dhe duart te gatimi.

     
  • Cooker hood with LEDlights
    LED Icon
    LED

    Gëzoni ndriçim profesional ndërsa gatuani. Dritat tona LED përdorin shumë më pak energji se dritat e tjera dhe ofrojnë shikueshmëri të shkëlqyeshme në kuzhinë, duke ju siguruar që të gatuani me besim dhe shkathtësi më të madhe.

     

Riqarkullim apo aspirim?

Në modalitetin e riqarkullimit, aspiratorët përdorin një ventilator për të thithur avujt, i kalojnë avujt përmes një filtri yndyre të bërë prej metali (filtër i përhershëm) ose leshi (filtër i ndërrueshëm) për të hequr yndyrën për arsye higjienike dhe më pas thithin aromat duke përdorur një filtër të integruar karboni aktiv. Ajri i pastruar më pas përcillet përsëri në dhomë. Në modalitetin e aspirimit, aspiratorët përdorin një ventilator për të thithur avujt, i kalojnë avujt përmes një filtri yndyre të bërë prej metali (filtër i përhershëm) ose leshi (filtër i ndërrueshëm) për të hequr yndyrën për arsye higjienike dhe për ta fryrë ajrin e filtruar në natyrë. 

Lexo më shumë
  • Recirculation benefits
    Përfitimet e riqarkullimit

    • Instalim i thjeshtë


    • Nuk kërkohet punë strukturore shtesë (nuk ka nevojë të thyhen muret)


    • Thuajse asnjë humbje energjie për shkak të shkarkimit të ajrit të ngrohtë të brendshëm përmes aspiratorit për një periudhë të gjatë

  • Extraction benefit
    Përfitimi i aspirimit

    • Shkalla e lartë e qarkullimit të ajrit


    • Lagështia e tepërt përcillet jashtë


    • Efikasitet i lartë në cilësimet e ulëta të aspiratorit


    • Nuk ka kosto të rregullta ndërrimi të filtrave metalikë


    • Zakonisht më i qetë se aspiratorët riqarkullues nëse kanalet e shkarkimit janë shtruar siç duhet


    • Nuk ka kosto shtesë për filtrat e karbonit aktiv

Çfarë shkalle aspirimi kërkon aspiratori im?

Performanca e ventilimit (shkalla e qarkullimit të ajrit) tregon se sa metra kub ajër do të zhvendosë aspiratori në orë. Shprehet në m3/orë. Performanca e kërkuar e ventilimit përcaktohet kryesisht nga vëllimi i dhomës dhe kursi i kërkuar i këmbimit të ajrit.

 

Konsiderata të rëndësishme

Autoritetet lokale mund të nxjerrin kode komunale të ndërtimit që zbatohen brenda sferës së tyre të ndikimit. Këto mund të përfshijnë rregullore për instalimin e vrimave të ajrimit në mur për aspiratorët. Prandaj, gjatë fazës së planifikimit, këshillohet të kontaktoni autoritetin lokal të ndërtimit dhe të kontrolloni nëse ka rregullore të tilla. Çdo rregullore e tillë duhet të respektohet.

Fqinjët shumë shpejt mund të bezdisen nga avujt e kuzhinës që lëshohen drejt shtëpisë së tyre. Prandaj është e këshillueshme që të merrni miratimin nga fqinjët për vendndodhjen e një ventilimi në mur të lidhur me një aspirator nxjerrës, veçanërisht kur nuk ka rregulla lokale ndërtimi. Për të shmangur konfliktet, këshillohet gjithashtu ta vendosni manshetën sa më lart dhe të ruani distancën maksimale të mundshme nga dritaret e fqinjëve (të paktën 2 m).

Nivelet e zhurmës së aspiratorit

Për një ambient gatimi të këndshëm pa zhurmë, zgjidhni një ventilator me vlerë të ulët decibelësh (dB). Niveli i zhurmës së aspiratorëve varet nga niveli i zgjedhur i fuqisë dhe është midis 40 dhe 70 dB.

Dallimet kryesore në lidhje me efikasitetin dhe nivelet e zhurmës janë në llojin e motorit/ventilatorit dhe gjithashtu nëse avujt e kuzhinës nxirren nëpërmjet aspirimit sipërfaqësore apo anësor. Zhurmat e qarkullimit të ajrit në kanalin e aspirimit kanë ndikim më të fortë në nivelet e zhurmës sesa vetë aspiratori. 

 

Ndriçimi

Shumica e aspiratorëve janë të pajisur me llamba halogjene (ndërmjet 20 dhe 40 W) për të ndriçuar pianurën. Përdoren gjithashtu llamba kursimi (9 deri në 11 W). Përdorimi i llambave LED është interesant nga pikëpamja e kursimit të energjisë dhe është përgjithësisht në rritje. Këto llamba konsumojnë rreth 2,5 W secila.

 

Përfitimet e dritave LED kundrejt llambave normale

Konsumi i ulët i energjisë: Ulja e konsumit të energjisë deri në 70%.

Qëndrueshmëria: Nuk përdoret merkur, natrium, plumb apo metale të tjera të rënda. Reduktimi i ndotjes së ajrit dhe gjenerimi i nxehtësisë.

Jetëgjatësia e mirë: Jetëgjatësi prej 50 000 orësh / 10 vjetësh. Ulje e kostos së mirëmbajtjes.

Filtrat

Shumica e aspiratorëve kanë të njëjtin dizajn bazë. Të gjithë kanë një filtër yndyre. Aspiratorët me riqarkullim kanë dhe një filtër karboni aktiv. Dallimet kryesore në lidhje me efikasitetin dhe nivelet e zhurmës janë në llojin e motorit/ventilatorit dhe gjithashtu nëse avujt e kuzhinës nxirren nëpërmjet aspirimit sipërfaqësore apo anësor.

Lista e kontrollit: Çfarë duhet të keni parasysh kur planifikoni ose zgjidhni një aspirator.

Zgjidhni modelin e duhur të aspiratorit

Aspirator për banak mesi, aspirator oxhaku, aspirator muri me projektues, aspirator tavani, aspirator me rrjetë të sheshtë, aspirator tavoline i tërheqshëm, modul aspirimi, aspirator inkaso dhe aspirator konvencional.

Llogaritni shpejtësinë e kërkuar të qarkullimit së ajrit/rendimentin e aspirimit

Rendimenti i aspirimit = vëllimi i dhomës x 12 (shkalla maksimale e ventilimit)

Për çfarë lloji pianure nevojitet aspiratori?

Pianurë elektrike apo me gaz?
– Respektoni lartësinë e instalimit/distancën e sigurisë të specifikuar nga prodhuesi
– Gjerësia e aspiratorit?

  • Të paktën e njëjta gjerësi si pianura, por më e gjerë është më mirë
  • Aspirimi anësor rekomandohet nëse aspiratori ka të njëjtën gjerësi me pianurën.
Aspirim apo riqarkullim?

– Shtëpi me efikasitet energjetik

  • kontrolloni: A është i mundur aspirimi?

– A është i mundur kanali i aspirimit?

Planifikimi për aspiratorët me riqarkullim

– Kërkohet filtër karboni aktiv

– Dëshironi filtër rigjenerues të karbonit aktiv?

Planifikimi për aspiratorë nxjerrës

A ka ndonjë pajisje për ngrohjen e ajrit të ambientit?

  • Siguroni hyrje të mjaftueshme ajri
  • Çelësi i kontaktit me dritaren

Planifikimi i kanalit të aspirimit

•  Nëpërmjet një ventilimi në mur?

- Respektoni kodet lokale të ndërtimit dhe të drejtat e fqinjëve në lidhje me instalimin e ventilimeve në mur
- A ka ventilim muri?
- A është i mjaftueshëm diametri?
- Zgjedhja e ventilimit të murit:

      * Ventilim muri për shkarkimin e ajrit
      * Ventilim muri për hyrjen dhe shkarkimin e ajrit

• Nëpërmjet një oxhaku? Respektoni rregullat ligjore!
• Nëpërmjet një baxhe në çati? Kërkohet kolektor kondensimi?
• Kanalet e shkarkimit të ajrit:

- Materiali
- Forma
- Diametri: të paktën 125 mm
- Gjatësia e kanalit
- Numri i kthesave


• Planifikimi i hyrjes së ajrit

 

 
 

Mësoni më shumë rreth aspiratorëve tanë

Nga modele të stilizuara deri tek ato më diskrete, aspiratorët tanë ndihmojnë në krijimin e ambientit të duhur për kuzhinën, ndërsa i përshtaten më së miri dizajnit të kuzhinës suaj. Mësoni gjithçka që keni nevojë për të gjetur aspiratorin e duhur për kuzhinën tuaj.

Gati për të blerë?
Ose vazhdoni me eksplorimin e llojit vijues të aspiratorit