Zbulo

Aspiratorët

Një aspirator për oxhak prej xhami dhe inoksi mbi një tenxhere në një pianurë me induksion

Gatim pa tërheqje vëmendjeje

Gjeni një aspirator të fuqishëm sa të mbajë edhe një kuzhinë të madhe pa aroma, por edhe i qetë sa vështirë se do ta vini re. Aspiratorët tanë variojnë nga 40-70 dB, dhe në 40 dB do të zgjidhni një aspirator që është më i qetë se pëshpërima, edhe me shpejtësi maksimale. Plus, me Hob2Hood thithja asnjëherë nuk do të jetë më e zhurmshme sesa duhet të jetë.

Një aspirator që përdoret pa duar

Kontrolli manual nga pianura ose aspiratori mund të përdoren gjithmonë sa herë që ju nevojiten.

Një pamje nga afër e kontrolleve të pianurës me induksion

Të lidhura për gatim të përkryer

Fokusohuni tek ajo që ka vërtet rëndësi në kuzhinë: krijimi i ushqimit të shijshëm. Me Hob2Hood, pianura juaj e ndez aspiratorin dhe rregullon shpejtësinë e thithjes sipas aktiviteteve të gatimit. Prandaj ju mund të zieni, skuqni apo fërgoni pa e prekur fare aspiratorin apo pa menduar për thithjen e ajrit.

Një aspirator Electrolux që del nga sipërfaqja e punës

Opsionet më të shumta në treg

Bëjeni pamjen e kuzhinës suaj po aq bukur sa edhe ndjesia e saj. Me një përzgjedhje të gjerë pianurash dhe aspiratorësh të lidhur, është e lehtë që të gjeni kombinimin e duhur që i përshtatet dizajnit të kuzhinës suaj. Ne kemi opsionet më të shumta që do të gjeni në treg për teknologjinë e ngjashme. Prandaj, thithja e ajrit mund të jetë e qetë, efikase dhe pa përdorimin e duarve, ashtu siç dëshironi.

Filtri i një aspiratori Electrolux

Si funksionojnë filtrat e aspiratorëve?

Aspiratorët përdorin filtra për ta mbajtur kuzhinën të freskët dhe pa yndyrë. Filtrat e yndyrës kapin yndyrën dhe grimcat e ushqimit. Ndërsa filtrat e karbonit pastrojnë vetë ajrin, duke neutralizuar çdo aromë të keqe. Disa filtra mund t’i pastroni dhe t’i ripërdorni. Të tjerët kanë nevojë të zëvendësohen, dhe këto mund t’i merrni nga dyqani i Electrolux në internet.

Një aspirator sobe Electrolux mbi një tenxhere ku gatuhet mbi një pianurë me induksion

Sa efikas është aspiratori i sobës?

Është e lehtë të kuptohet efikasiteti i aspiratorëve të sobave dhe të kurseni energji. Nga F në A+, etiketa e energjisë thekson konsumin vjetor të energjisë, filtrimin e yndyrës, ndriçimin dhe nivelin e zhurmës që krijohet në shpejtësi maksimale. Electrolux ju ofron një gamë të plotë aspiratorësh sobash me energji të klasit A nga të cilët mund të zgjidhni.