Zbulo

Frigoriferët me ngrirje FreshPlus

Ruani shijet tuaja të preferuara

Jepini ushqimit tuaj shije që zgjat më shumë.Teknologjia jonë TwinTech® përdor dy sisteme ftohjeje për t’i ruajtur ingredientët tuaj në lagështirë dhe temperaturë ideale. Prandaj, ajri në frigoriferin tuaj kontrollohet për freski maksimale. Dhe ajri i veçantë në ngrirës është i thatë, për ta mbajtur atë pa brymë.

Freski në çdo raft

Ruajeni ushqimin tuaj më të shijshëm për një kohë më të gjatë, kudo që ta vendosni. Me MultiFlow, ju përfitoni freski të jashtëzakonshme përpara, pas, lart dhe poshtë. Kjo gjë siguron qarkullim efikas të ajrit rreth ushqimit tuaj duke mbajtur të njëtrajtshme nivelet e temperaturës dhe lagështirës së frigoriferit tuaj. Prandaj, ushqimi juaj vazhdon të jetë i shijshëm kur keni nevojë për të. Dhe si rrjedhojë, hidhni tutje më pak ushqim.

Një biftek i freskët salmoni i treguar para dhe pas gatimit
TwinTech®

Frigoriferët me ngrirje FreshPlus e mbajnë të gjithë ushqimin tuaj të freskët për më shumë kohë.

Një pamje nga afër e frigoriferit Electrolux FreshPlus me çdo raft të mbushur me ushqime

Freski si e peshkut të sapokapur

Provoni peshk që ka shije sikur sapo të jetë kapur. Por jo direkt nga deti, por nga frigoriferi. Idealë për mishin dhe peshkun, frigoriferët me ngrirje FreshPlus kanë një ndarje të veçantë që ruan ushqimin në temperatura më të ulëta. Prandaj, ushqimi juaj qëndron në temperaturën e duhur për të ruajtur aromën më të mirë.

Ingredientët tuaj, ashtu siç doni

Çdo ingredient dhe çdo gatim ka vendin e vet në frigoriferin e ri CustomFlex të Electrolux.Personalizoni sistemin unik të ruajtjes në çdo mënyrë që dëshironi me koshat dhe raftet që risistemohen lehtësisht për të optimizuar hapësirën dhe aksesin. Mendim i freskët, shije të freskëta, në çdo moment.

Sallatë e freskët nga frigoriferi me ngrirje Electrolux TwinTech

Sallata, por jo siç e njihni

Krijoni sallata aq të freskëta sa të gjithëve do t’u pëlqejnë, dhe harroni gjethet e rrudhura dhe pa jetë të marules. Sirtari i madh CrispFresh mbron shijet dhe teksturën duke i ruajtur frutat dhe zarzavatet tuaja në një lagështirë dhe temperaturë ruajtjeje ideale. Me kaq shumë hapësirë, edhe nëse blini shumë zarzavate të freskëta, mund të jeni të sigurt se ato do të jenë të shijshme në momentin kur t’ju nevojiten.