Pianurat me induksion
Mënyra më e shpejtë
për një gatim të shijshëm
Gatimi me induksion ju ndihmon të krijoni gatime të shijshme në më pak kohë. Ajo ngrohet më shpejt se çdo lloj pianure tjetër dhe kontrolli preciz i nxehtësisë kalon nga skuqja në vlim brenda një çasti. Prandaj, zgjidhni induksionin. Është një mënyrë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e shijshme për të gatuar.
Sipërfaqja më e pastër dhe më e sigurt
Pianura me induksion përshtatet për enën tuaj, duke siguruar se ajo nxehet me shpejtësi dhe në mënyrë të njëtrajtshme. Nëse mbi pianurë nuk ka tiganë, zonat e gatimit nuk nxehen. Plus, sipërfaqet e papërdorura qëndrojnë të ftohta, prandaj pianura me induksion është më e sigurt. Asgjë nuk digjet mbi të dhe në sipërfaqen e lëmuar dhe të sheshtë papastërtitë nuk kanë vend ku të fshihen. Prandaj do të harxhoni më pak kohë duke pastruar dhe më shumë kohë duke shijuar ushqimin.
Nxehtësia e duhur në çast
Me induksionin është e lehtë të bëni të gjitha rregullimet e vogla për të marrë rezultatet që dëshironi. Thjesht rrëshqitni kontrollet dhe nxehtësia ndryshon menjëherë. Prandaj, mund ta mbani salcën në temperaturën e duhur pa rrezikuar që ta digjni. Dhe kontrolli i saktë i nxehtësisë do të thotë se më pak energji shkon dëm, që është lajm i mirë edhe për faturat e energjisë elektrike.
Gatuani më shumë njëherësh
Me zonën e gatimit FlexiBridge keni më shumë hapësirë për të krijuar gatimet që adhuroni. Ju mund të lidhni deri në 4 zona të ndryshme gatimi në 1 temperaturë të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme. Prandaj, kur gatuani sasi të mëdha ushqimi për familjen, nuk është nevoja të shqetësoheni nëse tigani është tepër i nxehtë apo tepër i ftohtë. Thjesht relaksohuni dhe shijoni rezultatet përfundimtare plot shije.
Thjesht luksoze
Shtojini kuzhinës suaj më shumë stil me Infinite™ Pure. Kontrollet nuk janë të dukshme dhe nuk shfaqen zonat e gatimit derisa të shtypni butonin e energjisë. Më pas, ekrani i kuq LED ndizet dhe do ta dini se është gati për të gatuar. Ndezur ose fikur, ajo i jep kuzhinës suaj një estetikë moderne dhe të bukur.
Më shumë hapësirë për të krijuar
Çfarëdo qoftë gatimi, Infinite™ Combi ju jep lirinë të gatuani siç dëshironi.
Gatimet, me më shumë lehtësi
Rafinoni gatimin e çdo ingredienti me zonën e gatimit FreeZone. Ajo zbulon automatikisht madhësinë dhe formën e deri në 3 tiganëve. Secilit mund t’i jepni një temperaturë të caktuar, të cilën e ruan kudo që ta lëvizni në FreeZone. Ose për enët e mëdha të gatimit si skarat Plancha, funksioni split ju jep temperatura të ndryshme gatimi në të njëjtën enë gatimi.
Një përmbledhje e çastit
Infinite™ Combi është asistenti ideal i kuzhinierit. Ekrani i tij i madh ju jep gjithçka që ju nevojitet me një shikim, si pozicionin e secilës tenxhere ashtu edhe nivelin e nxehtësisë poshtë saj. Ju jeni gjithmonë në kontroll sepse është e lehtë që të përshtaten temperaturat dhe të vendosni kohëmatës me shpejtësi. Kjo e bën këtë pianurën ideale për krijime të komplikuara gastronomike.
Më shumë përfitime nga induksioni
-
1Nxehje e çastit
Shijoni ushqime të shkëlqyera më shpejt me butonin Booster. Është i përkryer për gatimet e minutës së fundit.
-
2Vendosni në pauzë dhe rifilloni
Sa herë që të ndërpriteni, një prekje e butonit Stop & Go vendos në pauzë dhe një prekje tjetër rifillon aty ku e keni lënë.
-
3Një aspirator që përdoret pa duar
Hob2Hood e kontrollon automatikisht aspiratorin tuaj bazuar në atë që po gatuhet në pianurë.
Zieni deri në vlim menjë lëvizje
Dëshironi të reduktoni salcën apo po skuqni mish apo peshk në tigan? Kur gatimi kërkon ndryshime të shpejta dhe të lehta të nxehtësisë, përdorni PowerSlide. Nuk është nevoja të mendoni për ndryshimin e temperaturave lart e poshtë ndërsa gatuani. Thjesht rrëshqiteni tiganin nga nxehtësia në nxehtësi. PowerSlide ju jep më shumë liri dhe fleksibilitet pavarësisht se sa i madh apo kompleks është ushqimi juaj.
Fokusohuni te gatimi
Lëreni pianurën të kontrollojë aspiratorin tuaj, në mënyrë që të qëndroni të fokusuar te gatimi. Sapo të ndizet pianura, Hob2Hood niset automatikisht, nëse dëshironi. Kur është aktiv, ai rregullon fuqinë thithëse të aspiratorit për t’iu përshtatur gatimit tuaj. Prandaj, kur skuqni, fuqia rritet. Dhe kur vloni, fuqia reduktohet për thithje më të butë dhe më të qetë.
A kam nevojë për tiganë të rinj për induksion?
Tiganët e rinj modernë janë të përputhshëm me pianurat me induksion. Nëse nuk jeni i sigurt, testojini tiganët ekzistues duke përdorur një magnet. Nëse magneti ngjitet në fund të tiganit, atëherë tigani funksionon me induksion. Infinite Chef Collection nxehet deri në 14 herë më shpejt se inoksi. Ato janë plotësuesja e përkryer e induksionit.
Maksimizoni shijen
Për gatimet më të mira, përdorni enët më të mira të gatimit. Të projektuar duke përdorur materiale të shkëlqyera, ne kemi aksesorët për çdo teknikë gastronomike. Prandaj, mund të merrni maksimumin nga pianura jonë me induksion. Njësoj si skara Plancha pa ngjitje, që ju jep mundësinë për pjekje të shëndetshme në skarë, skuqje ose thekje pa yndyrë të shtuar.