Bëjeni shumëngjyrëshe
Nga mondania te magjikja
Përdorni krijimtarinë për t’i bërë kujtime të bukura gjërat e përditshme. Duke parë pas, janë shpesh gjërat e vogla në jetë që bëhen gjëra të mëdha. Na lejoni t’ju ndihmojmë që ta bëni çdo ditë plot ngjyra, plot kuptim dhe magjike.
Kontrolli i lagështirës për freski që zgjat në shije dhe teksturë.
Dreka në kavanoz
Dikur përdoreshin për të ruajtur reçelin dhe turshitë, por kavanozat sot kanë gjetur një përdorim krejtësisht të ri. Si versioni modern i drekës së paketuar për personat e rritur. Praktikë dhe të bukur, ata mund të pastrohen më lehtë se kontejnerët plastikë, janë më të mirë për mjedisin dhe shumë praktikë për t’u ruajtur në çantë dhe në frigorifer. Falë pamjes së tyre klasike ato e bëjnë edhe sallatën më të thjeshtë të duket si vepër arti.
Shijo të papriturën
Tregoni kujdes se çfarë hidhni kur gatuani. Atë që disa mund ta konsiderojnë mbetje, mund të jetë burim i mahnitshëm shijeje. Provoni të përdorni të gjitha pjesët e ingredientëve tuaj dhe bëhuni kuzhinier që krijon zero mbetje. Jo vetëm që është miqësore për ambientin, por krijon gatime të papritura dhe emocionuese që mund t’i ndani.
-
1Lëkura të thekura patateje
Lëkurat e patates shpesh hidhen kur përgatisim patate. Në vend të kësaj, piqini ato në furrë me pak vaj ulliri dhe pak kripë. Qerasini miqtë tuaj me një snack të shijshëm dhe krokant para darkës.
-
2Pesto me gjethe panxhari
Gjethet e panxharit janë shumë të ushqyeshme, duke qenë se janë një burim i shkëlqyer vitamine A dhe K. Ziejini ato shkurtimisht në ujë dhe më pas përziejini me borzilok, një thelb hudhre, stika pishe, vaj ulliri dhe pak kripë për të krijuar një pesto të butë dhe të shijshme.
-
3Sallatë me kërcej brokoli
Ruajini kërcejtë! Kërcejtë e brokolit janë po aq të ushqyeshëm sa edhe tufëzat e brokolit. Pritini bishtat hollë me një qëruese zarzavatesh dhe bashkojini me ingredientët tuaj të preferuar të sallatës.
Ndani atë që krijoni
Ngrijeni stinën
Frutat e pyllit dhe barishtet kanë shijen më të mirë kur janë brenda stinës. Me një ftohës me ajër nga Electrolux mund të keni tregun tuaj lokal personal - gjatë gjithë vitit. Mos lini që shijet të largohen, ngrijeni stinën dhe shijoni fruta pylli sezonale dhe barishte në çdo kohë. Nëse keni ngrirës tradicional mund të përdorni një tabaka për kuba akulli dhe mund të ngrini barishte si sherbelë, rozmarinë, trumzë dhe rigon në vaj ulliri. Përdorni kubat e ngrirë për të shtuar shijen mahnitëse në çdo gatim.
Ngrini në çast frutat e pyllit, barishtet dhe ingredientët për t’i mbajtur të freskët dhe të ruajtur në mënyrë të përkryer.
Frymëzohuni
Ne u mundësojmë blogerëve të ushqimit nga e gjithë Evropa të gatuajnë së bashku me kuzhinierët e famshëm. Shikoni se çfarë kanë përgatitur, shijoni recetat e tyre dhe frymëzohuni.