Ushqim i shëndetshëm

Ushqim i shëndetshëm

Krijoni ushqim të thjeshtë, të shijshëm dhe të shëndetshëm

Ushqimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të bëjmë për të përmirësuar dhe mbrojtur shëndetin tonë. Ne besojmë se ushqimi i shëndetshëm duhet të jetë i thjeshtë dhe i pëlqyeshëm, duke ju lejuar të ndiheni në formë optimale. Hani ushqime të balancuara duke shmangur përbërësit e përpunuar dhe gatuajeni vetë ushqimin tuaj.


Fuqia e shtrydhjes së lëngjeve

Frutat dhe zarzavatet e sapo shtrydhura janë plot me vitamina, minerale dhe antioksidantë, krahasuar me shumicën e lëngjeve që shiten në dyqan. Shijimi i lëngjeve të freskëta mund të ndihmojë në krijimin e zakoneve më të shëndetshme në ngrënie, veçanërisht për ata që nuk konsumojnë normalisht shumë fruta dhe zarzavate. Është fillimi i përkryer i mëngjesit ose një ushqim i shpejtë edhe për fëmijët më tekanjozë.

Blenderi i tavolinës Powertilt

Falë animit inovativ të gotës dhe teheve, blenderi për tavolinë Powertilt ju jep gjithmonë rezultatet më të mira.


Gjalpi i arroreve - i shijshëm dhe i ushqyeshëm

Gjalpi i arroreve ju ngop dhe është burim i shkëlqyer proteinash. Ai mund t’ju ndihmojë të mbani të qëndrueshëm sheqerin në gjak, duke ju dhënë më shumë energji dhe duke ju bërë më rezistues ndaj dëshirës për ushqime. Shkoni përtej gjalpit të kikirikut dhe provoni gjalpin e bajameve, gjalpin e arrave shqeme - ose pse të mos bëheni krijues dhe të krijoni gjalpin tuaj me përzierje frutash arrore? Ju madje mund ta bëni gjalpin tuaj të arroreve me shije të tjera duke i shtuar erëza, si p.sh. kanellë. I shijshëm me bukë, fruta, zarzavate, apo thjesht pa gjë tjetër.

Blenderi i vogël Powertilt

Animi unik i këtij blenderi e mban përmbajtjen të freskët gjatë përzierjes - gjë që është e rëndësishme kur përzieni fruta arrore, që përmbajnë vajra të ndjeshme ndaj nxehtësisë.


Super-frulato në tas

Super-frulatot në tas janë pikërisht siç thotë emri, frulato në tas. Krijoni një kombinim shijesh frulatosh që ju pëlqejnë, përziejini ato dhe më pas mbushini me frutat e preferuara, drithëra dhe fruta arrorë. Më të kënaqshme se frulatot normale, super-frulatot në tas janë një mëngjes i shijshëm dhe i bollshëm.

Përdorni kërcejtë për të ruajtur lëndët ushqyese

Zarzavatet janë një burim i shëndetshëm vitaminash dhe mineralesh, por mënyra se si i gatuani ato është vendimtare se sa prej këtyre lëndëve ushqyese mbërrijnë në pjatën tuaj. Si rregull i përgjithshëm, më e mira është që ta mbani kohën e gatimit, temperaturën dhe sasinë e lëngut në minimum nëse doni të ruani lëndët ushqyese. Kjo është arsyeja pse gatimi me avull është një prej mënyrave më të mira për të gatuar shumicën e zarzavateve. Një avantazh i këtij gatimi është ruajtja e ngjyrës me gatim me avull, zarzavatet tuaja do të kenë pamje dhe shije të shkëlqyer.

Furra CombiSteam Pro

Gatuani me avull për të mbrojtur dhe përmirësuar shijen, lëndët ushqyese dhe pamjen e ushqimit tuaj.

Frymëzohuni

Ne u mundësojmë blogerëve të ushqimit nga e gjithë Evropa të gatuajnë së bashku me kuzhinierët e famshëm. Shikoni se çfarë kanë përgatitur, shijoni recetat e tyre dhe frymëzohuni.